Para se Meghan Markle të bëhej dukeshë, ishte një njeri normal si të gjithë ne. Në fjalë të tjera, nuk dinte rregullat dhe protokollet mbretërore, nuk dinte si të ulej, si të përulej dhe si të pinte çaj me Mbretëreshën.
Sidoqoftë, Meghan bëri më të mirën dhe u regjistrua për një kurs me Edmund Fry, një ekspert etike që operon në Londër dhe drejton një dhomë çaji në Kaliforni. Sipas një raporti në The Daily Mail, leksionet zgjatën dy orë dhe mbuluan gjithçka, duke nisur nga si të mbash pirunin dhe si të pish çaj në mënyrën e duhur.
None found
“I pëlqeu aq shumë sa donte të rikthehej,” tha Fry. “Brezi i ri nuk e i ç’është porcelani i mirë dhe nuk ia ka idenë si mbahet filxhani dhe pjata, aq më pak si mbahet thika dhe piruni.”
“Njerëzit drejtohen te unë për të kuptuar si duhet të sillen në evente shoqërore,” vijon Fry. “E njëjta gjë ndodhi me Meghan. E dinte që do të pinte çaj me Mbretëreshën dhe nuk dinte si të sillej.”
Mesa duket, Meghan mori gjithë informacionin që i duhej sepse ajo dhe Mbretëresha pijnë çaj rregullisht dhe s’është raportuar asnjë fiasko pirunësh dhe pjatash.
Ish-deputeti Lefter Maliqi ka dalë në një analizë të ashpër mbi valën e protestave kundër qeverisë dhe miratimin e fundit…
Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi ka lëshuar një paralajmërim urgjent për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që…
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, ka thënë se ndëshkimet ndaj bizneseve janë ulur për rreth 7 deri…
Milan Radoiçiqi, ndaj të cilit Kosova ka lëshuar pesë fletarrestime dhe që është nën sanksionet e SHBA-së dhe Britanisë së…
Detaje të reja dalin në dritë nga hetimet për atentatin me tritol në Gjirokastër, ku humbi jetën Beqir Devolli, ndërsa…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Castellammare di Stabia, pranë Napolit në Itali, ku një grua 33-vjeçare, shtatzënë…