Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Një i ri është përplasur nga një autobus i transportit publik në qendër të Tiranës, ndërkohë që ai ishte duke kaluar me biçikletë në vijat e bardha.
None found
I riu raportohet të ketë qëndruar 30 minuta në pritje të mbërritjes së ambulancës, e për pasojë ka humbur edhe gjak.
Ngjarja ka ndodhur përgjatë bulevardit “Zogu i Parë”, ndërsa dëshmitarët thonë ka shkelur semaforin e kuq, ndërsa përplasja ka qenë aq e fortë sa e ka hèdhur djalin e ri në ajër.
Djali i identifikuar si G.R., 17 vjeç ka rënë pa ndjenja në tokë, ndërsa rreth tij janë grumbulluar shumë qytetarë, e më vonë kanë mbërritur edhe efektivët e policisë.
Ai dyshohet se ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e kokës, pasi vendi është mbuluar nga gjaku ndërkosa pas 30 minutash ka mbërritur edhe ambulanca e cila ka bërë transportimin e tij për në spital.
“Më datë 06.07.2020, rreth orës 18:35, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, mjeti autobuz me drejtues F.G., ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin e mitur me iniciale G.R., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë gërmimeve që po zhvillohen në kuadër të…
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar edhe një seancë tjetër stërvitore para përballjes me Izraelin.Stërvitjet kanë vazhduar me intesitet të lartë,…
Real Madridi nuk ka hequr dorë nga transferimi i Michael Olises, pavarësisht se tentimi i tyre për ta sjellë francezin…
24 ore pas ultimatumit që Taulant Balla i vendosi demokratëve për ligjin zgjedhor, bashkëkryetari socialist i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Irlanda mbështetje për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, në…
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e saj lidhur me procesin e formimit të organeve të…