Sipas kodit (jozyrtar) të vajzave, motra jote nuk duhet të dalë me ish-in tënd, nëse ti nuk je e pranishme. Nëse ndodh ndryshe, a nuk tingëllon si diçka e çuditshme? Epo, në familjen Kardashian gjithçka mund të ndodhë.
Fundjavën e kaluar, Kendall Jenner u pa në shoqërinë e modelit Luka Sabbat, i cili nëse ju kujtohet, është ish i dashuri i Kourtney Kardashian. Kourtney dhe Luka u ndanë në 2018-ën, pas një romance të shkurtër.
None found
Rikthehemi te çështja në fjalë. Pasi Kendall sfiloi për Burberry-n gjatë javës së modës në Londër, ajo dhe Luka morën pjesë në after-party-n e markës së famshme. Gjërat dukeshin normale, derisa Kendall postoi këtë foto në foto në rrjetet sociale.
Ah, modelja postoi edhe një foto tjetër të Luka-s në Instastory.
Prej disa vitesh, Kendall dhe Luka janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, në evente të ndryshme.
Por kësaj radhe fotot janë paksa të çuditshme, sepse ata duken shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Megjithatë, duhet të theksojmë që Kendall aktualisht është rikthyer me Ben Simmons. Mbase nuk ka asgjë më shumë sesa thjesht miqësi mes modeles dhe ish-it të motrës së saj. Ku i dihet!
Një valë e fortë të nxehti po godet Evropën, duke sjellë pasoja serioze për shëndetin publik dhe një sërë situatash…
Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë shtuar 12 oficerë të rinj, të cilët kanë përfunduar me sukses përgatitjen katërvjeçare…
Evropa po përballet me një valë ekstreme të të nxehtit që ka shkaktuar pasoja të rënda shëndetësore dhe emergjenca të…
Lidhur me ndryshimet e bllokuara në Kodin Zgjedhor, të cilat janë një pjesë e rëndësishme e paketës së reformave, ambasadori…
Sipas një analize të re, administratat publike në vendet e Ballkanit Perëndimor po i përdorin gjithnjë e më shpesh mjetet…
Një moment emocionues, është kapur nga kamerat pas përplasjes së Portugalisë me Kroacinë në Kupën e Botës 2026. Cristiano Ronaldo,…