Categories: Uncategorized

Në luftën kundër koronavirusit, Italia angazhon robotët infermierë (FOTO LAJM)

Ai nuk vesh maskë, por në këto momente të vështira është duke ndihmuar doktorët të shpëtojnë jetën e personave të prekur nga koronavirusi. Njihuni me Tomin, roboti më i ri infermier.

Tomi është një nga 6 robotët e rinj në spitalin e Circolos në Varese që po ndihmon mjekët dhe infermierët të kujdesen për pacientët e prekur nga Covid-19, në rajonin më të prekur në Itali nga kjo pandemi, atë të Lombardisë.

Të lidhura

None found

“Është njësoj si të kesh një infermiere tjetër, po pa patur frikë se mund të infektohet”, deklaroi doktori Francesco Dentali, që drejton terapinë intensive në këtë spital.

Roboti me përmasat e një fëmijë dhe me sy që puliten qëndron krah krevatit të pacientit me qëllim që doktorët të mund të përkujdesen për të tjerët që janë në gjendje shëndetësore më të rëndë.

Ata monitorojnë parametrat nga aparaturat në dhomë dhe ia dërgojnë ato stafit të spitalit. Robotët kanë fytyrën me prekje që i lejon pacientët të regjistrojnë mesazhe dhe t’jua dërgojnë ato doktorëve.

Dhe gjëja më e rëndësishme është se Tomi dhe ekipi i tij i teknologjisë së lartë i lejon spitalit të limitojë numrin e kontakteve direkte të doktorëve dhe infermierëve me pacientët, duke reduktuar në këtë mënyrë rrezikun e infektimit.

Deri në këto momente në Itali më shumë se 4000 punonjës të shëndetit publik janë infektuar nga virusi dhe 66 doktorë fatkeqsisht kanë humbur jetën.

të fundit

Apeli vendosi rikthimin e Lefter Kokës në burg, reagon avokati: Ish-ministri ndodhet jashtë vendit për arsyeje shëndetësore

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur ditën e enjte rikthimin në burg të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, në…

23 minutes ago

Vanesa pas daljes nga Ferma: Gjëja e parë që do bëj është t’i shkruaj ish-it

Pas largimit përfundimtar nga “Ferma VIP”, Vanesa Sono ka folur në “Ferma Club”, duke u ndalur si te përjetimet brenda…

36 minutes ago

Sheshohen tensionet? Kancelari Merz bisedë telefonike me Donald Trump

Pas konflikteve të tyre të fundit në publik Friedrich Merz dhe Donald Trump zhvilluan sërish një bisedë telefonike. Merz shkroi…

1 hour ago

Pas hekurave me akuzën e ryshfetit! Befason me deklaratën shefi i komisariatit të Sarandës: Kam qenë i zënë me vrasjen, s’kisha kohë për…

Zbardhen detaje nga dëshmia e Shefit të Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari, i cili u arrestua pas një aksioni policor…

2 hours ago

Moti i keq me rrebeshe shiu/ Sërish probleme në Librazhd-Prrenjas, masivet e dheut përfundojnë në rrugë. Paralizohet trafiku (VIDEO)

Sërish probleme në aksin kombëtar Librazhd-Prrenjas. Si pasojë e motit të keq, me rrebeshe shiu, ka pasur shembje masive dheu,…

2 hours ago

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një shpërthimi të Ebolës në provincën lindore Ituri të Kongos, ku deri…

2 hours ago