Categories: Uncategorized

Ndahet nga jeta intelektuali shkodran (FOTO LAJM)

Është ndarë nga jeta një ditë më parë, intelektuali i mirënjohur shkodran, David Luka. Lajmin e ka bërë të ditur Radio Vatikani, ku Luka ka qenë bashkëpunëtor prej vitesh.

David Luka, nje personalitet i arsimit shqiptar për shumë vite si mësues i gjuhës shqipe në Shkodër rreth viteve 80 pasi për shumë vite ka punuar si i dëbuar nga regjimi si punëtorë në Mamurras.

Të lidhura

None found

Kryeredaktori i parë i gazetës “Shkodra”, gazeta e parë opozitare në vitin 1991 pas gazetës “RD”. Drejtor i Radio Shkodrës për disa vite pas vitit 1992, më pas Pedagog i gjuhës shqipe me titull Profesor Doktor në Universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës.
Image

Prof. Luka ka një kontribut të vyer në shkencën e gjuhësisë dhe autor i një sërë veprash në këtë fushë.

Partia Demokratike dega Shkodër i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Prof. Lukes.

Edhe Redaksia në gjuhën shqipe e Radio Vatikanit dhe e gjithë familja shumëkombëshe e Radio Vatikanit – Vatican News, ka shprehur ngushëllimet për familjen Luka.

Të gjithë anëtarët e redaksisë shqipe dhe të familjes së madhe të Radio Vatikanit – Vatikan News, bashkohen në lutje drejtuar Zotit me kolegen Ana Luka dhe familjen e saj, për ndarjen nga kjo jetë të vëllai të dashur Prof. Dr. David Luka, i cila ndërroi jetë sot në Shkodër, i rrethuar nga djali, motra dhe familjarët e dashur. Dha shpirt në ora 15.00 në krahët e motrës, Anës.

Duke kërkuar nga Krishti Gjallë ngushëllimin e krishterë, Anës dhe familjarëve në zi, u sigurojmë afërsinë tonë shpirtërore e vëllazërore, e të bashkuar në lutje i kërkojmë Zotit të jetës ta pranojë vëllain e dashur Davidin në gëzimin dhe paqen e bashkimit të amshuar me Të.

Prof. Dr. David Luka, gjuhëtar e pedagog i Universitetit të Shkodrës, qe një burrë, vëlla, babë i mirë e bujar. Qe dashurues e studiues i shquar i gjuhës shqipe. Të shumta shkrimet e vepra kushtuar gjuhësisë Tërë jetën ia kushtoi e dhuroi Zotit, familjes e kulturës shqiptare, në mënyrë të veçantë gjuhës së ambël e të fjalëve shqipe, la pas djalin dhe shumë nipa.

Prof. Dr. David Luka i lindun me 15. 05. 1935, kreu shkollën pedagogjike n? Shkodër e ma pas Universitetin e Tiranës, dega gjuh?-letërsi. Shërbeu si mësues nga Tepelena, në Kukës e së fundi në Shkodër si drejtor i Radio Shkodrës e mandej si pedagog pranë Institutit Pedagogjik të Shkodrës, me titullin Doktor Profesor. La pas ma se 17 vepra e qindra shkrime, kryesisht në fushën e gramatikës historike.

Funerali i Prof. Dr. David Lukës mbahet sot më 14 janar në ora 15.00 në Shkodër. I përjetshëm kjoftë kujtimi yt, o i lumtuni dhe i paharruemi vëlla David!

të fundit

Hetemi vendos në minutën e 89-të, Llapi fiton në Klinë

Llapi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Dukagjini, duke triumfuar me rezultat minimal 1-0 në stadiumin…

2 minutes ago

Copernicus: 2026 mund të jetë viti i dytë më i nxehtë i regjistruar

Viti 2026 pritet të renditet ndër vitet më të nxehta në histori, me gjasë në vendin e dytë, pas vitit…

14 minutes ago

Barcelona u propozon tri skuadrave angleze transferimin e Alejandro Baldes

Barcelona është e gatshme të dëgjojë ofertat për Alejandro Balden gjatë afatit kalimtar të janarit, me gjigantët katalunas që kanë…

20 minutes ago

Takimi me zëvendëspresidentin e Eurojust-it, Gërvalla kërkon bashkërendim përtej kufijve kundër krimit

Ministrja Donika Gërvalla ka zhvilluar një takim me zëvendëspresidentin e Eurojust-it, Jose de la Mata Amaya, me të cilin ka diskutuar…

22 minutes ago

Rrjeti i trafikimit nga Shqipëria drejt Greqisë dyshohet se fitoi të paktën 750.000 euro, 10 të arrestuar

Autoritetet në Igumenicë dhe Selanik shkatërruan një rrjet të trafikimit të paligjshëm të klandestinëve, duke arrestuar 10 persona. Grupi kriminal…

28 minutes ago

Forum for Educational Change sues education ministry over failure to increase student meal allowance

Forumi për Ndryshime në Arsim padit Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për shkak se nuk e ka rritur shujtën studentore.Para…

29 minutes ago