Restorante dhe bare të shumtë në Itali kanë rihapur “dritaret e verës”, si pjesë e masave për të kufizuar përhapjen e koronavirusit pas rinisjes së aktivitetit. Në krahinën e Toskanës janë rreth 300 dritare të tilla të vogla, që lejojnë nxjerrjen e pijeve dhe pjatave duke ruajtur distancimin fizik mes klientit dhe kamerierit.
150 prej tyre janë vetëm në Firence, në vulosura në muret e godinave historike në pjesën e vjetër të qytetit. Tradicionalisht, “dritaret e verës”, të njohura në Itali si “buchette del vino”, janë përdorur që në vitet 1630 kur në Itali kishte rënë murtaja.
None found
Ato lejonin tregtarët të shisnin verën pa pasur kontakt me klientët. Tani, rreth 400 vite më vonë, një tjetër pandemi po i detyron pronarët e restoranteve të kthehen pas në kohë. Këtë herë, duke kaluar përmes dritareve të vogla jo vetëm gotën e verës, por edhe kafe, akullore dhe pjata të vogla.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar mënyrën e funksionimit të Gjykatës Speciale, duke ngritur dyshime për integritetin e…
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër përmes një postimi, duke kritikuar institucionet për mënyrën se si po trajtohen…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, njëherësh kryetar i Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës ka bërë…
Asambleja e PS-së solli ndryshime edhe në drejtimin politik të Tiranës, ku Edi Rama caktoi Albana Koçiun dhe Ervin Demon,…
Protesta e të rinjve është zhvendosur në zonën e Zogut të Zi, ku vijon marshimi kundër qeverisë. Një prej protestuesve,…
Dy të rinj, një 21-vjeçar dhe një vajzë e së njëjtës moshë, janë arrestuar në Greqi, pasi dyshohet se mashtronin…