Dilema e përjetshme e shoferëve në verë – a kursen më shumë karburant duke drejtuar makinën me dritare hapur ose me kondicioner të ndezur kur nxehtësia është e madhe jashtë?
Konsumi i karburantit gjithashtu varet kryesisht nga modeli i makines që keni, zakonet tuaja të drejtimit te makines dhe disa faktorë të tjerë.
None found
Studimet e mëparshme tregojnë se të ngasësh me kondicioner në nxehtësi rrit konsumin e karburantit në një veturë me katër pasagjerë me afërsisht 5%. Për shembull, nëse drejtoni një Volkswagen Bora me një motor 90 kuaj fuqi, do të konsumoni mesatarisht gjysmë litri karburant për 100 kilometra.
Kondicioneri apo dritarja e hapur?
Përdorimi i kondicionerit rrit konsumin e benzinës, por dritaret e ulura rrisin rezistencën. Ekspertët testuan SUV dhe Sedan në dy rrugë të ndryshme dhe testi tregoi se është më keq për xhepin tuaj nëse vozisni me dritare poshtë me një shpejtësi prej 85-95 kilometra në orë.
Në rast se vozisni nën 80 kilometra në orë, atëherë dritaret e ulura janë një mundësi më efikase.
Me pak fjalë, nëse jeni në qytet dhe temperaturat nuk janë shumë të larta, është më mirë të ngisni makinen me dritaret hapur. Nëse jashtë është shumë nxehtë dhe ju jeni duke ecur me shpejtësi më të lartë, kondicionimi i ajrit është një mundësi më e mirë.
“Rregulli i përgjithshëm është që të mbani dritaret të ulura ndërsa jeni në rrugët e qytetit, më pas t’i drejtoheni ajrit të kondicionuar kur të shkoni në autostradë,” thotë studimi i Slate, Brendan Koerner.
Liverpooli ka marrë një fitore të rëndësishme 3-1 në udhëtim ndaj Crystal Palace, në ndeshjen e javës së 10-të të…
Ai nuk ka aftësitë komunikuese të Benjamin Netanyahut dhe as reputacionin e një politikani që di të manovrojë në korridoret…
Deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, i cili, sipas…
Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës paralajmërojnë punësimin e 20 specializantëve të rinj, edhe atë deri në fund të këtij…
Shpërthimi i skandalit të rëndë mjedisor në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan ka sjellë lëvizje në piramidën drejtuese të kompanisë…
Një prej kroçerave më të pazakonta në botë pritet të nisë udhëtimin më 9 nëntor nga PortMiami, në Florida të…