Categories: Uncategorized

Më e vogla 30 vjeç! Kush janë 3 heroinat italiane që izoluan Koronavirusin (FOTO LAJM)

Tre studiuese italiane kanë arritur të izolojnë Koronavirusin e ri, një hap thelbësor ky në zhvillimin e terapive dhe vaksinave të mundshme.

Po kush janë këto 3 femra? Cilat janë heroinat kryesore për të cilat po flasin të gjithë? Ne po i sjellim sot historitë e tyre, për t’i njohur më nga afër.

Më e reja prej tyre është Francesca Colavita, 30 vjeç, me origjinë nga Campobasso.

Në qendrën spitalore Spallanzani ajo ka një kontratë me afat të caktuar, e cila skadon në nëntor 2021. Gjatë epidemisë së Ebola-s, ajo u largua disa herë për në Liberi dhe Sierra Leone, ku mori pjesë në projekte të sigurisë dhe bashkëpunimit pasi mbaroi urgjenca.

“Çfarë emocioni, ishte më pak e vështirë sesa pritej”, është shprehur ajo për rastin e Koronavirusit.

Maria Rosaria Capobianchi

Koordinatore e ekipit që izoloi Koronavirus-in është Maria Rosaria Capobianchi, 67 vjeçe nga Procida.

Ka udhëhequr laboratorin e infektivit të institutit kombëtar për sëmundje infektive për 20 vjet. E diplomuar në gjenetikë njerëzore, e specializuar në virologji, ajo vendosi të transferohet në Romë për të realizuar ëndrrat e saj dhe, mbi të gjitha, të ndjekë Felice Cerreto-n, njeriun me të cilin u martua në vitet ’80, me të cilin ka dy fëmijë, në kryeqytet.

Ajo thotë se është meritë e tij nëse ka arritur këtë nivel: “Ai toleroi mungesat e mia, udhëtimet e vazhdueshme, kthimin në shtëpi në periudha jo të mundshme. Ai e kuptoi se sa e rëndësishme ishte për mua të jem në gjendje të përkëdhel qelizat e mia”.

Concetta Castilletti, 56 vjeç, ka dy fëmijë, nga Ragusa, është studiuesja e tretë që ka punuar në ekip në Spallanzani. Ajo ka një familje të bashkuar që është aleati i saj më i madh: “Në shtëpi ata janë mësuar të më shohin të larguar në raste urgjente. Nuk mbaj mend një jetë tjetër përveç kësaj. Gjithmonë ka qenë në këtë mënyrë”.

Ajo ka hobi basketbollin dhe me burrin dhe fëmijët e saj menaxhon një klub romak me ekipe në Serinë B dhe C. Concetta ka jetuar dhe studiuar epokën e Sars, Ebola, H1N1 (i ashtuquajturi gripi i derrit), Zika braziliane dhe të chikungunya, virusi i bartur nga mushkonja që u përhap dy vite më parë edhe në Romë. /iconstyle

të fundit

Kombëtarja ndez “motorrët”, zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Skonto” të Rigës pasditen e të hënës. Pas konferencës zyrtare për…

4 minutes ago

“Shumë njerëz që më parë hezitonin, do të largohen nga vendi”, Lapaj bën parashikimin e zymtë pas 11 majit

Adriatik Lapaj, drejtues i “Shqipëria Bëhet”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV , deklaroi se 11 maji…

17 minutes ago

Rikthim rezultati dhe ‘breshëri’ golash: Kosova fiton me spektakël ndaj Komoreve

Kosova ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Komoreve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Ndeshja nisi me një dominim të lehtë…

34 minutes ago

Presidentja Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 12 tetorin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale. Vendimi erdhi…

46 minutes ago

Manchester United gati të ndryshojë “fytyrë” në sulm, pranë marrëveshjes me dy sulmues

Manchester United në kërkim të një sulmuesi. Ekipi anglez dëshiron të fshijë sezonin e keq që sapo përfundoi, i cili…

58 minutes ago

Kosova inauguron stacionin e ri policor në Zveçan, ndodhet 2 km larg kufirit me Serbinë

Autoritetet e Kosovës kanë përuruar objektin e ri të stacionit policor në Izvor të Zveçanit – dy kilometra larg nga…

1 hour ago