Categories: Uncategorized

Krah djemve të RENEA-s, Artan Hoxha ironizon keq Anti-KÇK: Kush ma ka çakmakun? (FOTO LAJM)

Gazetari Artan Hoxha ditën e sotme u ka bërë një vizitë të këndshme repartit të RENEA i cili duket si i lënë pas dorë pas “zbulimit” të OFL.

Hoxha me anë të një postimi në Facebook, ironizon keq organizatën e re, OFL, duke akuzuar dhe kryeministrin për shoë mediatik, dhe se profesionistët e vërtetë sipas tij janë vetëm RENEA.

“Me cunat e RENEA-s ne nje bisede taktike duke zberthyer skenarin brilant te OFL-se, per te nxjerre “mesime” dhe per te korrigjuar “gabimet” ne operacionin e ardhshem KKC “Kush ma ka cakmakun…”- shkruan ndër të tjera Hoxha.

Postimi i plotë

Ndersa operacioni OFL ka hyre ne diten e trete, njesia speciale vazhdon te “realizoje me sukses” detyren e shperndarjes se postes per formularin anti-KCK, ne resortet e braktisura ose banesat perdhese ne rrethinat e Shkodres.

Ne pritje per te pare se cfare shkelqimi kane prangat e njesise OFL ne duart e ndonje BOS-i ne kerkim, u hodha nje vrap deri te ai Reparti qe AY lart e ka harruar, por qe te gjithe ne ia dime emrin, e padiskutim, ATA bosat e vertete ia njohin dhe krismen.

Me djemte e RENEA-s qe nuk i kane uniformat aq me gusto dhe te bukura sa ato te OFL-se, madje si e shihni i kane dhe te dala boje. As me ato syzet e bukura firmato nuk i kane paisur.

Kam 25 vite qe i ndjek cep me cep dhe shkrep me shkrep te ketij vendi, dhe kurre se kam marre vesh ke kane zedhenes, pale pastaj tu vene ne dispozicion ndonje bjonde. Respekt dhe nderim per keta djem qe i kane ofruar siguri ketij vendi, duke rrezikuar jetet e tyre.

Tashme te gjithe e dine se kush ka ngritur armen drejt tyre, ka puthur dheun. Ne memorialin heronjeve te policise dhe ne varrezat e “Deshmoreve te Kombit”, ata kane heronjte e deshmoret e tyre, shoket e vet te armeve. A e shikoni se sa kohe po shpenzon dhe sa shume po lodhet KCK-ja(Pushtetare, politikane, gjyqtare, prokurore etj) per te liruar e boshatisur qelite e burgjeve nga boset e krimit, qe jane arrestuar po prej ketyre djemeve me simbolin RENEA.

Dhe prape nuk ia kane dale dot ti lirojne te gjithe!!!!
Dhe sa per kujtese, ai kompleksi ne Shijak ku OFL xhiroi serine e pare te operacionit luksoz, ishte kontrolluar, bastisur dhe te zotet ishin arrestuar gati nje jave me pare prej RENEA-s.

Thjeshte ata te RENEA-s nuk kane mbulim te mire mediatik, nuk kane veshje elegante dhe nuk pozicionohen aq bukur taktikisht sa keta te OFL-se qe i ka marre ne patronazh I MADHI.

Ende nuk e kam pare rezultatin e marrjes ne vije-shenimi te ketyre te rinjeve, por e di se kur RENEA te merr ne vije-shenimi… me mire ngri duart lart edhe dorezohu, ndryshe te puth halla ne balle…

Dhe e fundit.

Nuk e kuptoj, kur ke nje repart me histori 40-vjecare, djem qe kane me shume se dy dekada eksperience, qe u ka fishkellyer plumbi krimit ne rreze te veshit prej verteti, jo me gjasme si te “Daja” i “I love TROPOJA”. Djem qe para se te linin 4 deshmoret e vet, i kane shkaktuar me dhjetera “deshmore” krimit.

Nuk e shpjegoj dot pse shkon e krijon nje repart te ri me qindra milione leke harxhe per improvizime alla Top Story e shoë mediatik, dhe i braktis ata ujqerit profesioniste qe te kane shpetuar nga halli sa here te eshte rrezikuar prapanica, duke i lene te shetisin verdalle me duar ne xhepa neper repart…

Me foto: Me cunat e RENEA-s ne nje bisede taktike duke zberthyer skenarin brilant te OFL-se, per te nxjerre “mesime” dhe per te korrigjuar “gabimet” ne operacionin e ardhshem KKC “Kush ma ka cakmakun”…

Ndjese per maskat, nuk e kemi bere per efekt mediatik, por ne zbatim te urdherit te ministrit te brendshem Sander Lleshaj, qe asnje nga punonjesit e policise(pervec asaj bjondes) te mos kontaktoje me gazetaret….

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

6 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

6 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

7 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

7 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

7 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

7 hours ago