Kosova është aktualisht një nga vendet më të prekura nga coronavirus.
Vendi ballkanas, ku më tepër se gjysma e popullsisë 1.8 milionë është nën 25 vjeç, ka regjistruar 54.2 vdekje për milion banorë javën e kaluar, duke lënë pas Kolumbinë.
None found
Ndërsa infektimet e reja gjatë të njëjtës periudhë duken më mirë, Kosova është në krye të listës edhe në këtë aspekt nëse periudha kohore zgjerohet me një muaj.
Ka disa shkaqe për këtë trend.
Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova mbetet një nga vendet më të varfër të Evropës, i mbështetur te remitancat e emigrantëve. Ndërkaq, korrupsioni e ka lënë të prapambetur sistemin shëndetësor.
Megjithatë, është politika që duket se ka kontributin më të madh, ashtu si në shumë pjesë të globit ku përgjigjja ndaj virusit ka pasur mangësi.
Image
‘Në kulmin e pandemisë, Kosova rrëzoi qeverinë dhe shkarkoi ministrin e shëndetësisë e persona kyç në menaxhimin e atij sektori’, thotë Afrim Krasniqi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Studime Politike në Tiranë.
‘Kosova ishte i vetmi vend i rajonit që dështoi në aplikimin e masave të jashtëzakonshme për të kufizuar përhapjen e pandemisë’.
Pas asaj që tani duket si një lehtësim i parakohshëm i kufizimeve për virusin në maj, kryeministri i ri, Avdullah Hoti, ish-ministër i financave i shkolluar në Britani, shtrëngoi masat e distancimit social në korrik, në përpjekje për të kontrolluar numrat në rritje.
Vetë Hoti rezultoi pozitiv këtë muaj, por tani e ka kaluar.
Rastet aktuale 140-160 në ditë mund të jenë më të lartat të mundshme, sipas Sergei Koryak, i dërguar i OBSH në rajon.
Por Organizata, që po punon për rritjen e kapacitetit të testimeve në 500 në ditë, druhet se të dhënat zyrtare mund të jenë më të ulëta se realiteti.
‘Laboratorët po testojnë vetëm pacientë me simptoma, me temperaturë të lartë’, thotë Koryak. ‘Kështu që raste më të lehta mund të mos jenë kapur’.
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të…
Federata Italiane e Futbollit dhe posti i komisarit teknik të kombëtares A mund të konsiderohen vende vakante pas dështimit të…
Presidenti i UEFA-s ka folur për dështimin “axurr”: Nuk do ta sulmoja trajnerin, kush mund të grumbullohej në vend të…
Një prilli, në shumë vende të botës shënohet Dita e Gënjeshtrave, një ditë e njohur për shakatë dhe mashtrimet e…
Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama, po zhvillon një bashkëbisedim me të rinjtë sa i përket procesit të integrimit në…
Në një bashkëbisedim me të rinjtë, kryeministri Edi Rama, u shpreh se pas antarësimit në BE, ata nuk do të…