Bashkësia Islame e Kosovës, ka marrë një vendim lidhur me pastrimin e kufomave të personave që humbin jetën nga koronavirusi.
BIK ka njoftuar se nëse kufoma përgatitet në morgun e QKUK-së, atëherë ndalohet hapja e arkivolit.
None found
“Në rastin e vdekjes së personit si pasojë e infektimit me coronavirus (konfirmuar nga IKSHPK’ja), nëse kufoma përgatitet, pastrohet dhe mbyllet hermetikisht në morgun e QKUK’së, atëherë ndalohet hapja e arkivolit dhe xhenazja do të varroset pa u pastruar nga autoriteti fetar, ndërsa Namazi i xhenazes do t’i falet pas varrosjes, duke respektuar distancën e duhur sociale në raport Imam-Xhemat”, thuhet në vendimin e BIK-ut, përcjell Telegrafi.
BIK po ashtu thekson se nëse vdes një person i dyshuar me koronavirus, atëherë të vdekurit duhet t’i derdhet vetëm uji nga sipër, pa e prekur me duar trupin e tij.
“Në rastin e vdekjes së personit për të cilin dyshojmë apo frikësohemi se mund të ketë qenë i infektuar me coronavirus, xhenazja do të pastrohet në atë mënyrë që të vdekurit do t’i derdhet vetëm uji sipër, pa e prekur me duar trupin e tij”, thuhet tutje në vendim.
Kujtojmë, se deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 71 raste, ndërsa të dielën është shënuar edhe viktima e parë.
Saga e Julian Alvarez i ka rikthyer në qendër të vëmendjes marrëdhëniet tifozë-lojtarë, por futbolli ka një histori të gjatë…
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për situatën me mbetjet në Tiranë, duke akuzuar qeverinë…
Qeveria ka reaguar ndaj qëndrimit të Dalibor Kitanoviqit, duke theksuar se ai është personal dhe i papranueshëm.Nga Qeveria thonë se…
Vijon të jetë i lartë fluksi i udhëtarëve në pikën e kalimit kufitar të Morinit, edhe në fundjavën e fundit…
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin e 12 shtatorit që mbahet në sheshin “Skënderbeu”…
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar lidhur me ceremoninë e varrimit të ish-komandantit serb të dënuar për…