Categories: Uncategorized

Klea xheloze? I ka përgatitur Elgitit një listë me vajza që s’do bashkëpunojë (FOTO LAJM)

Çifti i njohur i shoëbiz-it, Klea Huta dhe Elgit Doda, ishte dje i ftuar në emisionin “E Diela Shqiptare”, ku rrëfeu disa detaje nga jeta private dhe marrëdhënien me të voglin, Krid.

Moderatori i njohur, Ardit Gjebrea, i provokoi ata herë pas here duke u bërë pyetje të ndryshme nëse e njihnin njëri-tjetrin dhe a ishin xhelozë.

Ata u shprehën se janë xhelozë aq sa duhen, pasi disa kufij i kanë caktuar qartë. Madje Klea zbuloi se i ka bërë “gati Elgitit një listë” me emrat e këngëtarëve që ai nuk duhet të bashkëpunojë.

“Jo Giti e di vet, e ka listën gati se me kë nuk duhet të bashkëpunojë, unë nuk them asnjë fjalë më tepër”, tha Huta.

“Po, ma ka vënë aty sa hyn te dera. Dhe ato e dinë se kush janë. Kanë ardhur tek dera kanë parë listën dhe janë kthyer”, shtoi Doda me shaka.

Ndërsa kur e pyetën Klean në lidhje me arsyen, ajo u shpreh se e gjithë kjo lidhet vetëm me profesionalizmin e këtyre këngëtareve. “Ç’është e vërteta janë ca njerëz që nuk duhet të jenë aty sepse nuk kanë arsye për të qenë. Pra nuk kanë arsye për të qenë në tregun muzikor dhe nuk duhet të jetë Giti im, ai që duhet t’i lançojë për në treg”, u shpreh moderatorja.

të fundit

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

16 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

47 minutes ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

55 minutes ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

1 hour ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

2 hours ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

2 hours ago