Aktorja indiane Sara Khan prej vitesh ka qenë shumë e komentuar në media për jetën e saj private.
Ajo në vitin 2010 u martua me aktorin Ali Merchant, por vetëm 1 vit më vonë i dha fund martesës. Pas divorcit, Sara u përfol për lidhje me personazhe të njohur, por vetë aktorja deri tani nuk ka bërë asnjë lidhje të re publike.
None found
Në një intervistë së fundmi, ajo u shpreh se ka ende shpresë se do ta gjejë princin e kaltër, ndonëse deri tani ka qenë e pafat. Aktorja 30-vjeçare u shpreh se nuk do t’ja mbyllë kurrë derën dashurisë.
“Dashuria është si një ilaç që të duhet për të qenë i lumtur. Mund të jetë dashuria e dikujt, e familjes, e miqve. Unë nuk mund t’ja mbyll kurrë derën dashurisë.
Por mund të them se kam qenë e pafat në dashuri ose njerëzit që kanë hyrë në jetën time kanë qenë të pafat që nuk mund të më kishin. Jam e sigurt se princi i kaltër do vijë të më takojë së shpejti dhe do ma bëjë jetën më të bukur”-u shpreh Sara Khan e njohur si “Sadna” nga seriali “Bidaai”.
Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…
Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…
Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…
Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…
Granit Xhaka nuk e ka fshehur zhgënjimin pas një tjetër humbjeje të Sunderlandit në Ligën Premier, këtë herë me rezultat…
Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…