Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, më parë pjesë e stafit të Guardiolas të City ka komentuar gjendjen e “citizens” duke thënë se këtë sezon ato kanë qenë të pafat.
Skuadra e Pep Guardiolës pësoi disfatë me rezultat 2:0 në ndeshjen e së dielës kundër Manchester Unitedit. Tani, liderit të Premierligës, Liverpoolit, i duhen vetëm edhe gjashtë pikë për ta fituar titullin.
None found
Në të vërtetë, djemtë e Jurgen Kloppit mund të bëhen kampionë para ndeshjes së tyre të radhës nëse Manchester Cityt i humb ndeshjet e kësaj jave kundër Arsenalit dhe Burnleyt.
City është mposhtur dy herë nga Manchester Unitedi dhe një herë nga Tottenhami që kur Arteta është larguar nga pozita e tij si ndihmëstrajner i Guardiolës, i cili tani është në presion të madh, përkundë triumfit në Carabao Cup dhe fitoren kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.
Arteta beson se ish-skuadrës së tij i ka munguar fati këtë sezon dhe ai nuk ka asnjë dyshim se Arsenali duhet të jetë në formën e vet më të mirë për ta marrë një rezultat pozitiv nga ndeshja në Emirates.
“Nganjëherë detajet e vogla e bëjnë dallimin. Mendoj se ata kanë qenë shumë të pafat. Ky është futbolli, gjërat e tilla mund të ndodhin”, tha Arteta.
“Ne duhet të jemi në më të mirën tonë, kjo është e sigurt, për ta pasur ndonjë gjasë për ta fituar këtë ndeshje”.
Megjithatë, Arteta mezi po e pret kthimin me Arsenalin në Emirates, ku i kishte marrë mësimet më të rëndësishme si trajner nën Guardiolën, pasi ishte pensionuar nga karriera e tij si futbollist në vitin 2016. /
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…