Ngjarja e Kombinatit ku humbën jetën nënë e bijë dhe u gjet në gjendje kritike vajza tjetër e familjes, vijon të mbetet mister, ndërkohë që dëshmi të reja dëgjohen nga persona të ndryshem që kanë njohje me familjen Josifi por edhe nga hetimet që po kryhen.
Pastori Fitor Muça ka deklaruar mbrëmjen e sotme se e mbijetuara e familjes Josifi, Blerta, ka qenë dëshmitare e vetëvrasjes së të atit rreth 5 vite më parë kur jetonin në Përmet.
Muça tha në studion e “Opinion”, se shkak për këtë ngjarje të rëndë që tronditi vendi mund të jenë bërë edhe pasojat e dramave që kanë kaluar në jetë familja Josifi.
“Përsa i kam takuar dukeshin nomale madje mund t’i cilësoja vajza të mira. Të paktën në atë kohë po. Me sa di ato kanë kaluar trauma të mëdha. Blerta ka qenë dëshmitare dhe ka parë të atin teksa është hedhur nga ballkoni i një pallati përballë. Këtë unë nuk e dija atëherë, tani po e marr vesh. Kjo dramë është mbajtur e fshehur në mënyrë të veçantë, sa të mos kuptoje që kishin kaluar diçka të tillë. Nënën e tyre nuk e kemi takuar fare.
Blerta thotë që ne kemi qenë deri në moshën 15 vjeçare dëshmitare të Jehovait dhe këtë ma vërtetojnë edhe besimtarë të kishës sonë që janë nga Përmeti. Më pas kanë shkuar në kishën Ungjillore në Përmet. Kur kanë ardhur në Tiranë, derisa kanë qenë pjesë e ungjillorëve atje, janë bërë pjesë e ungjillorëve edhe në Tiranë. Fundi i vitit 2009 fillimi i vitit 2010, kanë ardhur në kishën “Rilindja”. Ato janë larguar nga kisha Ungjillore në vitin 2013.
Udhëheqësja që ka patur edhe Blertën pjesë të grupit është larguar në SHBA në vitin 2015. Ajo thotë që Blerta është larguar prej kishës gati dy vite më parë.
Kisha “Rilindja” nuk ka qenë stacioni i tyre i fundit. Sikurse dëshmitari foli, e ka takuar Blertën dhe Anisën duke bërë punën e dëshmitarëve të Jehovait”, u shpreh pastori duke shtuar se Dëshmitarët e Jehovait nuk janë të krishterë
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dhënë miratimin paraprak për licencimin e “JET Bank”, një institucion financiar që synon…
Dashi Për te dashuruarit priten kontradikta te mëdha. Nuk do merreni vesh për asnjë me atë qe keni ne krah.…
Armela Hyseni është banorja më e re në Big Brother VIP 5. Ajo ka lindur në Tiranë dhe fëmijeria e…
Daily Mail i ka kushtuar vëmendje protestave të opozitës në Shqipëri, duke publikuar edhe një video që tregon edhe plasjet…
Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i…
Ritmi i daljes së shqiptarëve jashtë ka qenë më i lartë se ai i hyrjes ë të huajve në vend…