Categories: Uncategorized

Habit Einxhel Shkira, heq dorë nga televizoni dhe bën deklaratën e fortë (FOTO LAJM)

Moderatorja Einxhel Shkira ka lajmëruar se ka hequr dorë nga televizioni. Përmes disa statuseve në rrjetet sociale, Shkira shkruan se nuk dëshiron më që të jetë ‘pjeshka mbi taka’ dhe për këtë arsye ka hequr dorë nga çdo projekt televiziv.

Einxhel Shkira shkruan gjithashtu se shumë shpejt do të sjellë një projekt që e bën atë të ndihet komode dhe të jetë vetvetja, e jo që të tjerët, sipas saj të përfitojnë nga imazhi që ajo ka.

Të lidhura

None found

“Nëse doni të jem e sinqertë nuk kam asnjë projekt televiziv, as dua të kem, as të rikthehem. Dua të bëj diçka që më jep kënaqësi, dua që të jem 100% vetvetja dhe mos frenoj gojën brenda kornizës që të tjerët duan t’më fusin.

Deri sot dashje pa dashje kanë tentuar vetëm të shesin me imazhin tim dhe deri diku ka qenë e paevitueshme dhe aspak e lehtë të luftosh me stereotipet që krijojnë njerëzit në mendjet e tyre paragjykuese.

Por unë e di kush jam dhe çfarë dua, unë jam më shumë se pjeshka mbi taka dhe ky është projekti im i radhës,”- shkruan ajo ndër të tjera në Instastory.

të fundit

Sveçla njofton për aksionin “Taslixhe”: sekuestrohen drogë, armë dhe dy vetura

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion kundër trafikimit të narkotikëve, me ç’rast janë arrestuar katër persona të dyshuar dhe…

10 minutes ago

Alizoti: Përplasjet e brendshme në PS ngjajnë me periudhën e Enver Hoxhës, qeverisja është degraduar

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, në një intervistë për News24 komentoi përplasjet e brendshme në Partinë Socialiste. Alizoti u…

10 minutes ago

Halili paralajmëron: Kosova s’duhet të bjerë pre e lojërave politike, anëtarësimi në KiE është i domosdoshëm

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të mbetet një prej prioriteteve kryesore shtetërore, pasi përtej rëndësisë diplomatike, ai…

11 minutes ago

Spiropali denoncon: Binaj, emërim i Ballukut, përdor institucionet për presion ndaj familjes sime – çfarë ndodh me qytetarët e thjeshtë?

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me ndikimin që, sipas saj, ish-zëvendëskryeministrja…

11 minutes ago

Durmishi: Minimum wage next year could rise by 7 to 8 percent

“Rritja e pagës minimale në mars të vitit të ardhshëm mund të jetë rreth 7 deri në 8%, por shifra…

18 minutes ago

North Macedonia: Protection of victims remains a priority, violence must not be used for partisan clashes

Mbrojtja e viktimave është prioritet, dhuna nuk duhet të jetë objekt i përplasjeve partiake, thonë sot nga Qeveria e Maqedonisë…

18 minutes ago