Categories: Uncategorized

“Gjithcka do jetë ndryshe”, vajza e Rikard Ljarjas fjalë prekëse për të atin (FOTO LAJM)

Dy ditë më parë u nda nga jeta aktori i madh shqiptar, Rikard Ljarja. Një sëmundje e rëndë i mori jetën aktorit të mirënjohur dhe shumë të dashur për publikun, në moshën 77-vjeçare.

Vajza e Ljarjas ka publikuar në rrjete sociale disa foto familjare dhe kujtime me babain e saj duke shkruar fjalë prekës për humbjen e madhe. “Që sot gjithçka do të jetë ndryshe për ne”, shkruan Lorena, vajza e çiftit të aktorëve, Marjeta dhe Rikard Ljarja.

Postimi i plotë:

Sot ka qene nje dite shume e dhimbshme per mua dhe familjen time…. jo vetem sot, por qe sot gjithcka do jete ndryshe per ne. Asnjehere nuk je gati ti thuash lamtumire prindit, por une thjesht do zgjedh ti them sot babit mire u pafshim.

Nuk jam shume e mire me fjale, po sot te gjithe ju miqte e tij dhe tanet na keni mbushur, plotesuar me ngushellimet dhe gjithcka qe keni ndare per babin tim. Ju falenderoj sinqerisht nga zemra per cdo gje dhe cdo respekt qe i keni dhene babait tim.

E kemi percjelle me dite te veshtira, por thjeshtesia ishte ajo qe ai gjithmone ka dashur.

Sapo te kthehet pak normalitet ne jetet tona , familja jone do organizoje dicka per ta kujtuar te gjithe bashke. U prefshe ne paqe dhe tu befte shpirti drite o babush.

Aktori Rikard Ljarja u përcoll të martën në banesën e fundit, pas një ceremonie familjare në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër

të fundit

PD kërkoi përjashtimin e Ballës nga Kuvendi, Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën

Sekretariati i Etikës, ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike, për masa disiplinore ndaj kreut të grupit të PS, Taulant Balla.…

1 minute ago

Aksident në Maqellarë-Peshkopi/ Makinat bëhen ‘copë’ nga përplasja, plagoset çifti i bashkëshortëve (VIDEO)

Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë…

26 minutes ago

Kreu i Sindikatës së Policisë Sadedin Fishta: Efektivët e Rrugores detyrohen nga eprorët të vendosin gjoba (VIDEO)

Kreu i Sindikatës së Policëve Sadedin Fishta, denoncon se ka ankesa të shumta nga punonjësit e policisë që u kërkohet…

50 minutes ago

Tërmet në Kosovë, ja sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm, sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për Monitorimin e Tërmeteve (EMSC), në Kosovë është regjistruar një tërmet…

1 hour ago

Nga grupet e Ligës së Konferencës te ftesa në Kombëtare, rrëfimi i Klisman Cakes: Ju tregoj ndeshjen më emocionuese në karrierë ku na duhej…

Në një lidhje live për emisionin “Mega Sport”, Klisman Cake po kalon një moment të artë te skuadra e Shkëndijës,…

2 hours ago

Forbes publikon emrat e grave më të fuqishme në botë për vitin 2025 (LISTA)

Revista Forbes, ka publikuar listën e saj të 100 grave më të fuqishme në botë për vitin 2025, duke nxjerrë…

2 hours ago