Largimi i Luis Suarez nga Barcelona nuk ka trishtuar vetëm tifozët katalanas, por edhe Lionel Messin. Uruguaiani ishte kthyer në shokun më të mirë të kapitenit blaugrana dhe tashmë dyshja nuk do të jetë më bashkë në fushën e lojës.
Leo ka postuar disa foto në “Instagram”, ku shfaqet me Suarez dhe nuk mungojnë fjalët e ngrohta drejt tij.
None found
“Sot po hyja në dhomën e zhveshjeve, por fotoja jote nuk ishte më. Do të jetë e vështirë tashmë që ti je larguar, si brenda ashtu edhe jashtë fushe.
Janë shumë vite që kemi kaluar bashkë, dreka, darka që do të më mungojnë. Shumë gjëra që nuk do të harrohen kurrë, pasi ne kalonim pothuajse çdo ditë së bashku.Do të jetë e çuditshme të të shikoj me një fanellë tjetër dhe aq më shumë të luaj përballë teje si kundërshtar.
Ti je një nga lojtarët më të rëndësishëm të këtij klubi dhe ke shkruar historinë këtu. Ke arritur gjëra të rëndësishme si në grup ashtu edhe në aspektin individual. Nuk e meritoje të dëbohesh siç ndodhi, por nuk jam aspak i habitur me ta.
Të uroj gjithë të mirat në këtë sfidë të re si dhe të dua shumë. Shihemi së shpejti miku im,” shkruan Messi përkrah fotove. Suarez ndërkohë është transferuar tek Atletico Madrid dhe do të mundohet të vijojë të shënojë gola të rëndësishëm në La Liga dhe Champions.
Mund të keni diploma, njohuri të jashtëzakonshme dhe aftësi që të tjerët i admirojnë, por prapëseprapë të mos arrini sukses…
Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…
Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…
Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…