Parashqevi Simaku emri më i dashur i skenës shqiptare për shumë festivale me radhë dhe që fitoi zemrat e publikut dhe shumë duartrokitje të zjarrta që shoqëronin daljet e saj në skenë ka mbetur memorizuar edhe sot.
Pamja e saj e ngrohtë, zëri i ëmbël, dhe këngët e kënduara prej saj e shndërruan shpejtë në ikonën e muzikës më të suksshme shqiptare gjatë viteve ’80- ’90.
None found
Parashqevi Simaku u lind në Kavajë më 1 shtator 1966. Dhe më pas u shpërngul në Durrës. Ajo që e vogël filloi të këndojë, duke bashkëpunuar me kompozitorë të talentuar.
Këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Më 1985 (Festivali i 24-të i Këngës në RTSH) zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë”, gjithashtu më 1988 fiton çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën “E duam lumturinë”, kompozuar nga Pirro Çako. Repertori i saj përfshin një numër të madh interpretimesh dhe suksesesh që u kurorëzuan me çmime të para.
Pas vitit 1991 ajo largohet edhe jeton në SHBA, duke u marrë edhe atje me muzikën, dhe duke nxjerrë një album të ri. Hera e fundit që u shfaq në Shqipëri ka qenë viti 1996 në Festivali i 35-të i Këngës në RTSH si e ftuar
Pas largimit në SHBA, flitet se jeta e saj është vështirësuar vitet e fundit. Dhe shteti shqiptar nuk është interesuar kurrë për shendetin e një prej simboleve të artit, në një kohë kur kultura dhe muzika po rrënohet gjithnjë e më shumë, shpesh here edhe nga pseudoartistë.
Pak vite më pare u raportua se ajo vụan nga paraliza faciale, që i ka prekur gojën. Ndaj ajo nuk performon më në skena me këngët e saj. Mbase nuk dëshiron për këtë arsye, që publiku ta shohë në një gjendje ku ajo nuk mund të këndojë më.
Pas largimit në SHBA, në fillim të viteve ’90, ajo u rikthye shumë rrallë. Për herë të fundit më shumë se dy dekada më parë. Nuk dihet prej vitesh më asgjë për një nga këngëtaret ikonë të Shqipërisë e cila sot feston ditëlindjen e saj të 54-t.
Në Vlorë, edhe sot shumë zona të brendshme të qytetit vazhdojnë të mos kenë transport urban. Një prej tyre është…
Në muajin nëntor Shqipëria hedh hapin e fundit në integrimin e plotë në sistemin europian të pagesave. Këtë e bëri…
Shumë përdorues kërkojnë fajin te operatori ose pajisja, por shkaku mund të fshihet në një parametër të vogël që rrallë…
Edhe pse bëhet me qëllim të mirë ose si pjesë e komunikimit intim, pyetja “A je afër?” nuk pritet gjithmonë…
Një polic i SPB Shkup dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej të…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim komandantin e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Ozkan…