Parashqevi Simaku emri më i dashur i skenës shqiptare për shumë festivale me radhë dhe që fitoi zemrat e publikut dhe shumë duartrokitje të zjarrta që shoqëronin daljet e saj në skenë ka mbetur memorizuar edhe sot.
Pamja e saj e ngrohtë, zëri i ëmbël, dhe këngët e kënduara prej saj e shndërruan shpejtë në ikonën e muzikës më të suksshme shqiptare gjatë viteve ’80- ’90.
None found
Parashqevi Simaku u lind në Kavajë më 1 shtator 1966 dhe sot feston ditëlindjen e 56. Ajo që e vogël filloi të këndojë, duke bashkëpunuar me kompozitorë të talentuar.
Këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Më 1985 (Festivali i 24-të i Këngës në RTSH) zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë”, gjithashtu më 1988 fiton çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën “E duam lumturinë”, kompozuar nga Pirro Çako. Repertori i saj përfshin një numër të madh interpretimesh dhe suksesesh që u kurorëzuan me çmime të para.
Pas vitit 1991 ajo largohet edhe jeton në SHBA, duke u marrë edhe atje me muzikën, dhe duke nxjerrë një album të ri. Hera e fundit që u shfaq në Shqipëri ka qenë viti 1996 në Festivali i 35-të i Këngës në RTSH si e ftuar
Pas largimit në SHBA, flitet se jeta e saj është vështirësuar vitet e fundit. Dhe shteti shqiptar nuk është interesuar kurrë për shendetin e një prej simboleve të artit, në një kohë kur kultura dhe muzika po rrënohet gjithnjë e më shumë, shpesh here edhe nga pseudoartistë.
Pak vite më pare u raportua se ajo vụan nga paraliza faciale, që i ka prekur gojën. Ndaj ajo nuk performon më në skena me këngët e saj. Mbase nuk dëshiron për këtë arsye, që publiku ta shohë në një gjendje ku ajo nuk mund të këndojë më.
Shqipëria mbajti sot ditën e 45-të të protestave qytetare, ndërsa organizatorët kanë bërë të qartë se revolta nuk do të…
Fenerbahçe ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit anglez Mason Greenwood nga Olympique de Marseille.Klubi turk ka bërë të ditur se ka…
Drita është eliminuar në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, pasi u mposht me rezultat 3-2 nga Kauno…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli për situatën brenda LDK-së. I pyetur për “ndeshjen” në LDK Rama tha aty po…
Pas 165 ditësh pa pasur asnjë mbledhje, komisioni për emërtimin e rrugëve në Tetovë sot mbajti mbledhjen e parë, ku…
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Bruksel së bashku me kabinetin qeveritar, ka publikuar një videomesazh. Gjatë mesazhit, kreu…