Kosova ka dy lojtarë me emër dhe mbiemër të njëjtë, Lirim Kastrati, me njërin që luan si sulmuesi dhe tjetri si mbrojtës i majtë.
Të dy këta futbollistë shpesh kanë luajtur së bashku në një formacion për Kosovën dhe ka qenë problem të identifikohet, zakonisht nga mediat e huaja.
Njëri nga futbollistët luan për Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci, ndërsa Kastrati tjetër që është edhe mbrojtës luan për Bolonjën në Itali. Pikërisht për Kastratin e Lokomotivës së Zagrebit, portali turk “Akit”, ka bërë një shkrim ku shkruhet se kërkohet nga Rizespor.
Megjithatë ka ndodhur një ngatërresë nga turqit, të cilët në vend të vendosnin foton e Lirim Kastratit që luan te Lokomotiva e Zagrebit, kanë vendosur të atij që luan te Bolonja.
Shqipëria pritet të luajë më 14 tetor një miqësore me Jordaninë, në stadiumin “Air Albania”. Kjo sfidë, do të zhvillohet…
Mesfushori Kristjan Asllani, ishte heroi i Kombëtares, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë për…
Gazetari Elvi Fundo, teksa ishte i ftuar në “A Krasta Show, ka zbëthyer skemën sesi kompania e vëllait të Erion…
GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për avokatin Besart Logu, i dyshuar për veprën penale të “ushtrimit…
Policia belge ka publikuar për herë të parë foton e autorit të dyshuar të vrasjes së Agustin Kazës, i cili…
Pas kthimit nga Kroacia të sasive të mëdha me domate, të cilat dyshohet se nuk plotësonin standardet e sigurisë ushqimore,…