Lojtari më në formë i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, i cili aktivizohet në Kroaci tek Lokomotiva e Zagrebit, në një intervsitë ekskluzive për Albeu.com ka rrëfyer planet e tij për të ardhmen.
Uzuni na tregoi që ka pas oferta nga shumë klube, por duhet të presim fundin e sezonit për të mësuar se në cilën skuadër do të vijojë karrierën beratasi.
Ndërkohë 24 vjeçari ka dhënë mendime pozitive për “Air Albania” dhe se kërkon të lerë gjurmë tek stadiumi i ri. Për më shumë ndiqni intervistën e plotë më poshtë.
Intervistoi Gerli Doko:
1-Ju mbyllët një vit plot të sukseshëm, ai ishte viti 2019 më i miri për ju?
-Nuk ishte viti im më i mirë 2019, mendoj se 2020 do jetë viti më i mirë se 2019.
2-Nga shokët e Kombëtares me cilin keni më shumë miqësi?
-Miqesi kam me të gjithë çunat, po më shumë kam me Roshin, Balaj, Manaj dhe Baren.
3-Çfarë objektivash ka këtë sezon Lokomotiv Zagreb?
-Lokomotiva e Zagrebit këtë sezon objektiv ka kupat e Europës.
4-Goli e parë për këtë vit kujt do ja dedikoni?
-Golin e pare do ja dedikoj familjes.
5-Me çfarë e kaloni kohën e lirë?
-Kohën e lirë e kaloj më së shumti në stërvitje shtëpi, stërvitje dhe Playstation.
6-Një mendim për “Arenën Kombëtare”?
-Është një stadium shumë i bukur, dua të lë gjurmë tek “Air Albania”.
7-Pas Lokomotiv Zagreb, në cilin kampionat prestigjoz ka endërr të luajë Uzuni?
-Mendoj se kampionatet që më përshtaten janë spanjolli dhe holandezi.
8-Keni pas oferta për t’u larguar?
-Kam pas shumë interesime kanë ardhur madje dhe në klub, por mendoj se do më bej më mirë akoma dhe këto 6 muaj dhe më pas të shohim.
9-Po Kategorinë Superiore e ndiqni në TV, dhe cila skuadër mendoni që del kampion?
-Po e ndjek Kategorinë Superiore. Mendoj se Tirana shpallet kampion.
10-Po me skuadrat e mëdha Europiane për kë bëni tifo?
-Skuadra qe unë bej tifo është Reali i Madridit.
11-Messi apo Ronaldo?
-Normalisht CR7, pasi ai eshtë berë ai që eshtë sot falë punës dhe vullnetit.
12-Jeni vetem 24 vjeç, kujt ja dedikoni gjith këtë sukses?
-Normalisht këtë sukses ja dedikoj familjes pasi ata nuk kanë rreshtur kurrë së më mbështeturi dhe është me e pakta që mund tju kthej.
13-Ju falenderojmë për intervistën dhe ju urojmë suksese në të ardhmen.
-Faleminderit dhe juve.
/albeu.com/
Një ofertë joshëse nga Arabia Saudite ka vënë në “mendime” të thella mbrojtësin kosovar të Napolit, Amir Rrahmani, i cili…
Real Madridi po kalon një transformim të thellë pas një sezoni pa trofe. Me mbërritjen e Xabi Alonsos për të…
Dashi Ju pret një ditë e mirë sa i takon dashurisë. Kjo do të thotë se nëse keni një histori…
Shqipëria nuk ishte në gjendje të merrte fitore në dy ndeshjet e qershorit në kuadër të Botërorit 2026. Konkretisht barazimi…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se qëllimet ushtarake të Rusisë përfshijnë marrjen nën kontroll të qytetit…
Vrasja e të miturit Martin Cani 8 muaj më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik.…