Categories: Uncategorized

“Edhe në rrug do ia them që s’bën”, Xhensila Pere nuk le rehat Alesia Bamin (FOTO LAJM)

Xhensila Pere ka folur për marrëdhënien e saj me Alesia Bamin, pas disa përplasjeve virtuale që kanë pasur pak kohë më parë, kur ish-banorja e Big Brother tha se ajo prezanton si të ishte në kafe.

Në një intervistë për gazetaren Irini Meçe, në Edicionin Veror në ABC Neës, Xhensila tha se edhe sot e kësaj dite e mendon që Alesia është një vajzë shumë e bukur, por nuk bën për punën që aktualisht ka.

Të lidhura

None found

Ajo madje u pyet nëse ka pasur ndonjë komunikim ose mesazh nga Alesia, por u shpreh se përpos mesazheve me adresa false në Instagram, të cilave u bën shumë lehtë block, nuk ka pasur tjetër komunikim.

Por çfarë do të bënte Xhensila nëse do ta shihte në rrugë Alesian? Thjesht do t’i përsëriste të njëjtin mendim që ka për të:

“Marrëdhënia ime me Alesian ka qenë këtu e 6 vite para kur ajo ka qenë pjesëmarrëse te Miss Universe! Ka qenë viti i parë që unë hyja në bashkëpunim me producentin Eduart Deda dhe kam qenë më tepër e jashtme sesa pjesë e stafit organizativ.

Unë jap mendimin tim, nuk më pëlqen të shtirem, ky është mendimi im. Kam përshtypjen se duhet t’i vë fre ndonjëherë kësaj gojës se flas shumë, por mendimet e mia janë këto, kështu që kujt i vjen mirë, ashtu siç më gjykojnë mua, të jetë i përgatitur. Për sa kohë që je një personazh publik duhet të jesh i përgatitur si për të mirat ashtu edhe për të këqijat. Alesia është shumë e bukur por thjesht nuk bën për atë punë.

Edhe po ta shoh në rrugë e të ndryshojë rrugën do ta thërras, t’i them Alesia je shumë e bukur por nuk bën për atë punë”, u shpreh Pere.

Ajo tregoi se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri në televizion që do të jetë një format shumë ndryshe.

të fundit

Messi humbet kontrollin dhe godet Tapia-n me top, polemika për kartonin e kuq

Lionel Messi ka qenë në qendër të vëmendjes për një incident të pakëndshëm në humbjen e rëndë të Inter Miamit…

3 minutes ago

Homazhe për Arben Sejdiun në përvjetorin e rënies, ceremonia mbahet në Kompleksin Memorial në Koshare

Me rastin e përvjetorit të rënies së veteranit dhe bashkëluftëtarit Arben Sejdiu, familja dhe bashkëluftëtarët e tij kanë organizuar homazhe…

10 minutes ago

Powerful fire at candy factory in Indonesia leaves 3 dead and 36 missing

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një zjarri të madh që…

20 minutes ago

BIRN: Durrës forgets the earthquake, uncontrolled interventions in apartment buildings bring back the risk, local authorities have not implemented decisions to…

Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe…

20 minutes ago

Sonila Meço: Përtej dhimbjes për Krasniqin, duhen nxjerrë përgjegjësit e Gjykatës Speciale

Gazetarja shqiptare, Sonila Meço, ka reaguar pas pamjeve të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili nuk u…

20 minutes ago

Dense fog engulfs Burrel-Skuraj road, making traffic difficult

Ditën e sotme, mjegulla e dendur ka pushtuar aksin nacional Burrel–Skuraj, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve, duke rritur rrezikun…

21 minutes ago