Disa orë më parë, aktori i famshëm Tom Hanks konfirmoi në llogarinë e tij në Instagram se ai dhe bashkëshortja, Rita Wilson, ishin infektuar nga Covid-19.
Aktori ka rrëfyer se ata kishin shfaqur simptomat e virusit si lodhje, dhimbje trupi, ethe dhe temperaturë, ndërkohë që janë izoluar dhe do të trajtohen nga mjekët.
None found
Sipas dyshimeve të para, çifti e ka marrë koronavirusin një muaj më parë në Australi, teksa qëndronin në hotelin luksoz “Gold Coast`s Oracle”, ku vetëm një natë kushton 1100 euro.
Në të njëjtën periudhë me ta ka qëndruar në hotel edhe një burrë nga Wuhan-i, i cili rezultoi gjithashtu pozitiv ndaj koronavirusit.
Mendohet se personi në fjalë është shkaku i infektimit të Hanks dhe partneres së tij, megjithatë asgjë nuk është 100% e sigurt.
Në Australi, numri i të infektuarve me virusin vdekjeprurës ka shkuar në 120, ndërsa me një situatë të tillë po përballet edhe vendi ynë.
Numri i rasteve pozitive në Shqipëri ka shkuar në 23, përfshirë këtu edhe personin që ndërroi jetë ditën e djeshme në Durrës.
Një grua është arrestuar në Igumenicë të Greqisë, pasi gjatë kontrollit të automjetit të saj policia zbuloi një sasi të…
Një zbulim makabër ka alarmuar policinë greke në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës, ku një trup i pajetë është gjetur…
Protestuesi, që është gjobitur me 5 milionë lekë për protestën e së shtunës, një 17-vjeçar, foli ekskluzivisht për News24. Protestuesi…
Një krijues në YouTube, i njohur si Vasiliy Builds, po ndërton një automjet të pazakontë, i cili synon të zhvillojë…
Ekziston një thënie e përhapur se, nëse gomat tuaja janë më të vjetra se pesë vite, duhet t'i ndërroni ato…
Klubi turk Galatasaray ka reaguar me një mesazh prekës pas vdekjes së Xhevat Prekazit, ish-futbollistit që la gjurmë të rëndësishme…