Teksa princi britanik i kurorës 71 vjeçari Charles, ka rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri, burime të brendshme të oborrit thonë se Meghan Markle i ka ndaluar rreptësisht të shoqit Princ Harry të udhëtojë për ta vizituar.
Prej moshës së tij princi Charles konsiderohet si pacient irrezikshmërisë së lartë, që prej diagnoskimit kësaj jave.
None found
Ai është në vetë-izolim në kështjellën Balmoral në Skoci me bashkëshorten Camilla, sipas përfaqësuesve.
Ndërsa burimet tashmë njoftojnë se Dukesha e Sussex i ka thënë Princit Harry se “në asnjë rrethanë” nuk miraton që ai të udhëtojë në këtë periudhë.
E përditshmja britanike Daily Mail, citon burimin e saj: “Meghan tha se Harry ka kontaktuar me të atin dhe sigurisht është i mërzitur për situatën. Ata të dy janë të mërzitur pasi do të dëshironin të bënin diçka nëkëtë situatë”.
Javën e kaluar u bë e ditur se Princ Harry e Meghan Markle kërkonin dëshpërimisht të vizitonin mbretëreshën në Britani kësaj vere, megjithë epideminë e koronavirusit.
Në një postim në Instagram, çifti u bënte thirrje fansave të bashkohen për të luftuar koronavirusin.
“Në këto kohë të pasigurta, më shumë se kurrë kemi nevojë për njëri-tjetrin, na nevojitet njëri-tjetri për mbështetje, për të vërtetën dhe për t’u ndjerë më pak vetëm”, shrkuanin ata.
SPAK ka marrë të pandehur Izmir Sakicën, Samuel Troshanit dhe Franko Lekës, të cilët akuzohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin,…
Mëngjesin e kësaj të premteje, një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, pranë fshatit Panaja. Mësohet se tre automjete…
Presidenti amerikan Donald Trump është larguar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Pekinit me avionin presidencial Air Force One, duke përmbyllur vizitën…
Që prej orëve të para të mëngjesit, Policia e Shtetit dhe forcat RENEA, kanë zhvilluar kontrolle të shumta në Mirditë.…
Këtë të premte, kryeministri i vendit Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Tallinn, Estoni, me rastin e…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur shpresën se marrëdhëniet me Kinën do të jenë më të forta dhe më…