Në dete e oqeane qarkullojnë shumë superjahte, të cilët çdo vit përmirësohen. Vetëm pak ditë pasi arkitektja italiane e mjeteve lundruese, Elena Nappi, zbuloi projektin e saj të një jahti që shndërrohet në një nëndetëse, një tjetër projekt i jashtëzakonshëm është zbuluar.
Kompania e projektimit të jahteve me bazë në Milano, ka zbuluar planet për megajahtin e frymëzuar nga anijet luftarake, si dhe nga anijet kozmike.
None found
I njohur si “Project Centauro”, jahti mbi 100 metra, duket si një ndërthurje mes anijeve luftarake dhe atyre kozmike, me një teknologji super të avancuar.
“Project Centauro” mund të mbajë deri në 14 persona, me pishinë, një zonë për uljen e helikopterit, zonë për zhytje, xhakuzi, klub veror të frymëzuar nga tempujt e lashtësisë. Ndërkohë, dy motorët i mundësojnë këtij jahti të lëvizë me një shpejtësi deri në 23 milje në orë.
Megjithatë, aktualisht “Centauro” mbetet në fazën e projektimit dhe ekipi nga Officina Armare thonë se do të duhet të paktën dy vite për të ndërtuar këtë jaht që duket sikur vjen nga hapësira. Edhe për çmimin e tij është ende herët, pasi brendësia e tij do të jetë e bazuar te prefencat e blerësit.
Trajneri Silvinjo ka folur sërish për të ardhmen. Braziliani që drejtoi për tre vite e gjysmë Kombëtaren e Shqipërisë mendon…
Lidhja Shqiptare ka reaguar ndaj siç thonë dhunën e ushtruar nga ana e pjestarëve të policisë ndaj të rinjve shqiptarë…
Juristja nga Afrika e Jugut, Navanethem “Navi” Pillay, është fituesja e Çmimit Nobel për Paqen 2026. Ajo u vlerësua për…
Kombëtarja shqiptare e vajzaveNdërsa na ndajnë edhe pak orë nga ndeshja Shqipëri – Uells, e vlefshme për fazën Play-Off në…
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, mbetet i pasigurt nëse Federico Valverde mund të luajë kundër Villarrealit nesër (e shtunë)…
Sulmuesi i Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Yamal, kujtoi një bisedë kyçe me Sergio Busquets që rezultoi të ishte një hapëse…