Categories: Uncategorized

Alketa flet për herë të parë pas “sherrit” me moderatoret: Ishte ironi, askush s’mendoi për mua (FOTO LAJM)

Moderatorja Alketa Vejsiu pak kohë më parë ishte në fokus të mediave për shkak të dy postimeve për Xhemin dhe motrat Vjollca. Duke qenë se postimet u bë bënë nga revista e drejtuar nga Alketa, ajo që u sulmua me komente e kritika ishte moderatorja. Të dyja postimet u komentuan si kundërpërgjigje e Alketës ndaj faktit që Xhemi dhe Marina e ironizuan për “Festivalin e Këngës”.

E ftuar në “Opinion”, Alketa foli për herë të parë publikisht për këtë çështje duke u shprehur se është lënduar nga reagimet që pati. Moderatorja tregoi se postimet i kishte bërë gazetarja e revistës dhe e gjitha ishte ironi.

Të lidhura

None found

Blendi Fevziu: Pas festivalit, pati një reagim në Revistën Class, pati sulme ndaj personazheve të tjerë publikë. U duk sikur nuk i përjetove mirë kritikat që të vinin.

Alketa Vejsiu: Unë jam një vajzë e ndjeshme, dukem e fortë, arriviste, punëtore, por mbas ekranit të telefonit ndonjëherë rrëshket ndonjë pikë lot, lëndohem, mërzitem edhe unë. Ishte një luftë shumë e ashpër dhe ishte e padrejtë sepse në këtë vend nuk mund të pushkatosh, nuk zgjidhet kjo gjë duke futur ingranazhet e së keqes në lëvizje, është një deformim social i tmerrshëm, duhet të zbutet diskursi publik, duhet të ketë kritika konstruktive. Unë ju hap rrugën të gjithë atyre që japin argumenta dhe them ‘Shiko kishte të drejtë ky’. Por unë ligësisë dhe të padrejtës nuk i hap rrugë, jam këtu për të mos i hapur rrugë.

Blendi Fevziu: Por nuk mund t’ja kthesh në të njëjtën mënyrë

Alketa Vejsiu: Unë nuk ja kam kthyer në të njëjtën mënyrë. Kam gazetare në redaksinë time, të cilat më kërkuan të jenë të lira. E lashë të lirë, patjetër që diçka mund të ishte kursyer, ishte ironi. Askush nuk mendoi për mua e bullizuam apo nuk e bullizuam Alketën. Nuk e di pse për mua nuk e bëjnë këtë llogari. Më vjen keq…

të fundit

Nikaragua përballet me Gjermaninë në Hagë për furnizimin me armë të Izraelit

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë pritet të shqyrtojë sot çështjen e eksporteve të armëve nga Gjermania drejt Izraelit,…

1 minute ago

Tragjedi rrugore në Kriva Pallankë, humb jetën një motoçiklist 50-vjeçar

MPB njofton se në rrugën Kriva Pallankë ka ndodhur një aksident në trafik, ku ka humbur jetën një motoçiklistë."Më 06.09.2026…

11 minutes ago

From England to Tirana/ Protest by Albanians in Britain, diaspora sets off in convoy for the September 12 protest (VIDEO)

Komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar ka zhvilluar dje një protestë kundër qeverisë së Edi Ramës, duke denoncuar korrupsionin galopant,…

12 minutes ago

Israeli strikes in southern Lebanon kill 11, including children

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në sulmet ajrore izraelite në një fshat në jug të Libanit, sipas mediave…

12 minutes ago

Fires across the country/ Ministry of Defense: 14 fire sites remain active, with the situation most problematic in these areas

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit mbi situatën e zjarreve në vend. Gjatë 24 orëve të fundit…

13 minutes ago

Large-scale Ukrainian drone attack on Russia leaves one dead and four injured

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur pas një sulmi me dronë ukrainas në rajonin rus…

13 minutes ago