Categories: Uncategorized

Ajeti që sfidoi mjekët, kur i thanë se nuk do ecte kurrë (FOTO LAJM)

Quhet Ajet Korça dhe është 25 vjeç nga Mokra e Pogradecit. Historia e tij nuk është vetëm e veçantë, por mbi të gjitha frymëzuese dhe shpresëdhënëse. Ai lindi me probleme sa që doktorët i komunikuan familjes se nuk do mund të ecte kurrë. Megjithatë kur ai ishte 13 vjeç gjithçka ndryshoi dhe sot stërvitet dhe bokson, duke kaluar çdo vështirësi për ta shkruar vetë historinë e tij.

“Kur unë linda mjekët i komunikuan familjes sime se nuk do mund të ecja kurrë, megjithatë rastësisht babai im mësoi se në korçë ishte një doktor që mund të më ndihmonte. E takuam dhe nisëm fizioterapinë intensive dhe në moshën 13 vjeçare hodha hapat e parë.

Të lidhura

None found

Ishte e mrekullueshme, nuk më besohej. Më pas njoha dy miq, të cilët më hapën dyert e palestrës së tyre dhe aty stërvitem çdo ditë. Kam zhvilluar edhe ndeshje boksi. Unë jam i martuar me Xhulianën, e cila ashtu si unë është nga Mokra, ajo nuk flet por ka ditur të më qëndrojë pranë – tregon Ajeti.

Me biçikletën e tij pasi përshëndetet me bashkëshorten niset drejt palestrës, ku i kanë hapur dyert për t’u stërvitur e për të mbajtur muskujt në aktivitet ashtu siç duhet.

Ajeti nuk u dorëzua, nuk e bëri as kur doktorët i thanë se nuk do ecte kurrë. Ai vetë e quan mrekulli por për ne që nuk e njohim atë betejë është padyshim prova e forcës se njeriu nëse ka vullnet e mbi të gjitha besim mund të thyejë çdo ligj, çdo forcë e çdo pengesë./Top Channel

të fundit

Fearless protesters block major roads; public transport suspended in Tirana

Shërbimi i transportit publik qytetas në Tiranë është pezulluar përkohësisht, si pasojë e protestave të zhvilluara, bllokimit të akseve kryesore…

7 minutes ago

VIDEO/ Protesters set fire to a building on Durrës Street

Ditën e sotme, një godinë në Rrugën e Durrësit në Tiranë, është përfshirë nga flakët gjatë protestës së të rinjve.…

7 minutes ago

KLI calls for six amendments to Bureau bill

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar të enjten një hulumtim parlamentar me gjashtë propozime për amendamentimin e projektligjit…

9 minutes ago

Bajrami criticizes government: Prices rose 7.8% in September, while reforms were lacking

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për rritjen e çmimeve në Kosovë, duke thënë…

9 minutes ago

Tirana protests: OVL condemns misuse of KLA flag and calls for respect for the symbol

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e ka dënuar çdo keqpërdorim të flamurit me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të…

10 minutes ago

Civil Code set to return to Assembly as Kurti announces working group meeting

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se Kodi Civil do të rikthehet për shqyrtim në Kuvend, ndërsa ka bërë…

10 minutes ago