Categories: Uncategorized

A ishte Sali Berisha mjek personal i Enver Hoxhës? (FOTO LAJM)

Sali Berisha përvec karrierës së tij të gjatë si politikan, është edhe një mjek i njohur me një karrierë të nisur që në komunizëm.

Gjatë karrierës së tij si politikan, ai është akuzuar se ka qënë mjeku personal kardiolog i diktatorit Enver Hoxha.

Të lidhura

None found

Sali Berisha gjatë një deklarate në Kuvend se ka refuzuar të këte qënë doktori personal i Enver Hoxhës.

Ish-kryeministri Berisha pranoi se u ka shërbyer të gjithë shqiptarëve si mjek, me përjashtim të ish-diktatorit Enver Hoxha.

“Unë, në periudhën kur kam qenë kardiolog në spital, i kam shërbyer të gjithë shqiptarëve, nga të burgosur në anëtarë të byrosë politike, përveç Enver Hoxhës, – deklaroi Berisha.

– Kam refuzuar në mënyrë kategorike të jem mjek personal i tyre. Këtë e di shumë mirë. Në atë kohë nuk ishte e thjeshtë, por dua të them… mjek personal do të thotë gjë tjetër. Kurrë dhe asnjë ditë të vetme.

E kam refuzuar në mënyrë të prerë, sepse isha i pasionuar në punën time në spital. Nuk kam marrë rrogën në asnjë grup, përveç rrogës sime. Më pas më është dhënë mundësia të shoh firmat e Vito kapos në ekzekutime njerëzish”.

“Me dy fantazma që ke në shpirt, Sali Berishën dhe Lul Bashën, një gjë të garantoj, se jetën në politikë do e kesh të shkurtër. Këtë po ta them se u more gjatë me kryetarin e PD-së dhe me mua”, vijoi Berisha duke iu përgjigjur batutave të Ramës.

Rama nga ana e tij e cilësoi ish-kryeministrin si babagjyshin më gënjeshtar duke shtuar “mjerë ato nipër dhe mbesa që kanë një babagjysh që është gënjeshtari më i madh në këtë vend.

“Je gënjeshtari më i madh, je babagjysh gënjeshtar. Dilje me varkën e Sulo Gradecit për të parë Nexhmijen kur varte rrobat. Ti mund të dalësh sot dhe të thuash se i flisje djalit të Enver Hoxhës kundër Partisë së Punës, por kur vdiq Hysniu ti ia lage me lot fustanin Vitos”, u shpreh Rama gjatë replikave në Kuvend.

të fundit

Aksident në Kukës, makina del nga rruga në “Luginën e Drinit të Zi”, plagosen dy persona

Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor është regjistruar në Kukës, në vendin e quajtur “Lugina e Drinit të Zi”. Rreth…

4 minutes ago

Raketa godet anijen në Ngushticën e Hormuzit; nuk ka të plagosur, hetohet prejardhja e sulmit

Një anije u godit nga një raketë me origjinë të panjohur në Gjirin Persik, pranë bregdetit të Iranit, duke shkaktuar…

9 minutes ago

Ndarja nga jeta e diplomatit Bashkim Zeneli, të hënën homazhe në nder të Bashkim Zenelit në Kuvend

Të hënën, më 2 nëntor, do të zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit, ish-deputetit dhe publicistit Bashkim Zeneli, i cili…

15 minutes ago

Opozita kërkon largimin e Gërvallës dhe Sveçlës, pavarësisht dorëheqjes së Hoxhës

Dorëheqja e drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, nuk e ka ulur presionin mbi Qeverinë Kurti. Të tri partitë kryesore opozitare…

25 minutes ago

Raketë balistike godet një anije pranë Ngushticës së Hormuzit, nuk raportohen të lënduar dhe nis verifikimi i sulmit

Një anije u godit nga një raketë me origjinë të panjohur në Gjirin Persik, pranë bregdetit të Iranit, duke shkaktuar…

27 minutes ago

Sefer Isufi caktohet Këshilltar Ushtarak i Presidentes Shiroka-Pula

Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e cila njëherësh ushtron edhe detyrën e…

38 minutes ago