Categories: kosovë

Opozita kërkon largimin e Gërvallës dhe Sveçlës, pavarësisht dorëheqjes së Hoxhës

Tri partitë kryesore opozitare po kërkojnë që ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, të mbajnë përgjegjësi politike për vrasjen e Arlinda Zekajt. Dorëheqja e drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, nuk e ka zbutur presionin ndaj Qeverisë Kurti.

Të premten, në një konferencë për media, deputetja e PDK-së Besa Kabashi-Ramaj tha se Hoxha nuk duhet të shërbejë si “kurban” për ministrat. Ajo iu referua gjetjeve të Inspektoratit Policor, sipas të cilave një urdhër mbrojtjeje nuk u zbatua, një tjetër u zbatua me vonesë dhe kërkesa për rivlerësimin e rrezikut u shpërfill. Kabashi-Ramaj i kërkoi kryeministrit Kurti që, nëse ministrat nuk japin dorëheqje, t’ua kërkojë largimin ose t’i shkarkojë.

Të lidhura

None found

Avni Arifi i AAK-së e cilësoi “të poshtër” konferencën e përbashkët të Gërvallës dhe Sveçlës. Ai tha se dorëheqja “morale” e drejtorit nuk është e mjaftueshme dhe bëri të ditur se Aleanca e mbështet protestën e grave në Prishtinë. Ndërkaq, deputeti i LDK-së Avdullah Hoti shkroi në Facebook: “Llogaridhënia nuk është raport. Është dorëheqje.”

Në paraqitjen e tyre të premten, Gërvalla dhe Sveçla nuk pranuan të japin dorëheqje, duke thënë se ende nuk është koha. Gërvalla tha se dokumentacioni tregon që vrasja, me shumë gjasë, mund të parandalohej dhe përmendi vonesat institucionale nga 10 korriku deri më 25 tetor. Sveçla renditi shkeljet e Policisë, përfshirë moszbatimin e urdhrit të parë për mbrojtje dhe vonesën në zbatimin e urdhrit të dytë.

Deri tani, 11 zyrtarë policorë, kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e rastit janë pezulluar. Kurti ka pranuar dorëheqjen e Hoxhës dhe ka caktuar Fehmi Hotin në detyrën e ushtruesit të detyrës.

Organizatorët kanë njoftuar se protestat do të vazhdojnë çdo ditë deri në largimin e dy ministrave. Ato janë mbajtur tashmë edhe në Pejë e Mitrovicë, ndërsa një protestë tjetër është paralajmëruar për sot në Prishtinë.

të fundit

Paralajmërim për ndotjen me plumb/ Gjykata pezullon përkohësisht planin e ushtrisë për shpërthimin e 5 tonë eksploziv në Iowa

Një operacion i ushtrisë amerikane për shpërthimin e kontrolluar të rreth 5 tonëve material eksploziv në shtetin e Iowa-s është…

25 minutes ago

Defekti teknik në sistemin e Delta Airlines shkakton kaos në aeroportet e SHBA-së para Ditës së Falënderimeve dhe vonon mijëra fluturime

Kaos në trafikun ajror amerikan vetëm pak ditë përpara festës së Falënderimeve. Kompania ajrore Delta Air Lines është përballur të…

25 minutes ago

Goditje në kokë dhe gjobë 5 milionë lekë, dëshmia tronditëse e 16-vjeçarit të shoqëruar në protestë: Nuk e paguaj dot, s’më frikësojnë

Një dëshmi e fortë vjen nga protesta e zhvilluar në Tiranë, ku një 16-vjeçar ka treguar për mikrofonin e gazetarit…

26 minutes ago

Parashikimi për Kosovën: javë me ngrica, shi dhe borë në male, temperaturat deri në -8 gradë Celsius

Vranësira, reshje shiu dhe mundësi për borë në zonat malore, ndërsa ngricat e mëngjesit dhe mjegulla do të jenë të…

28 minutes ago

Takim në Tetovë mes Kurtit, Kasamit dhe Mexhitit për zhvillimet politike dhe projektet e përbashkëta

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami së bashku me Izet Mexhitin, kanë pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin…

36 minutes ago

UNICEF: Abuzimi seksual në internet prek 12 mijë fëmijë në Maqedoni

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar ndaj abuzimit apo shfrytëzimit seksual në internet, tregon…

36 minutes ago