Një lajm i mirë është bërë publik për shqiptarët gjatë një interviste në “Opinion” ku ishte i ftuar drejtori i Spitalit Amerikan Allajbeu.
Në studion e emisionit “Opinion” Drejtori i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu u shpreh se institucioni që ai drejton ka mundësuar sigurimin e një pajisjeje, e cila lejon një testim të shpejtë në analizat për koronavirus.
Kjo pajisje, tashmë e përdorur edhe në vende të tjera, mundëson realizimin e më shumë se 4 mijë testeve në 24 orë.
Allajabeu tha se javën e ardhshme pritet të vijnë edhe reagentët për përdorimin e kësaj pajisjeje, ku përgjigjet e testit sigurohen për 2 orë.
Por mjeku tha se pritet të fillojnë edhe testimet e shpejta që bëhen nga gjaku dhe ku përgjigjet dalin për 10 apo 15 minuta.
“Kemi përgatitur Spitalin Amerikan 2, ekipi është trajnuar. Nuk mendoj se do të kemi mangësi me mjekët e reanimacionit, shpresoj që do të përballemi me sa më pak probleme”, tha Allajbeu lidhur me situatën e krijuar nga koronavirus në vend.
“Sot gjithë bota është në hall të materialeve që duhen për t’u përdorur, por shoh se kjo javë është më e mirë se një javë më parë dhe java pas saj do të jetë më e mirë.
Pas dy javësh kur ne do të jetojmë pikun, besoj nga fundi i majit, gjërat do të jenë më të qeta dhe do të fillojë ambjentimi i jetës së njerëzve me virusin”, u shpreh Allajbeu.
Dashi Nuk do të jeni shumë të kujdesshëm dhe do e keni kokën mes reve, gjë që do ju rrezikojë…
Kodrat e Cakranit janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune. Fatmirësisht nuk ka banesa përreth dhe nuk rrezikohen…
Ushtria izraelite ka nisur një seri sulmesh ajrore në qytetin port jugor të Iranit, Bandar Abbas, duke synuar depo armësh…
Blogerja e njohur Armina Mevlani ka reaguar pas spekulimeve në rrjete sociale për një shtatzëni të mundshme. Pas dyshimeve të…
Rinumërimi i kutive të votimit në qarkun e Tiranës nuk po shkon ashtu siç kanë pretenduar kryesisht kandidatët e partive…
Djegia e një transformatori në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes ka lënë qindra banorë pa energji elektrike. Konkretisht banorët në Njësitë…