Categories: Uncategorized

Fitoi vetëm 2941 vota, Boiken Abazi kërkon drejtësi: Mund të kemi fituar mandat

Aktivisti dhe kandidati i pavarur Boiken Abazi ka reaguar lidhur me rezultatin zgjedhor, ku kërkon drejtësi. Në deklaratën e tij thuhet se deri tani janë shpallur mbi 81.000 vota të pavlefshme në rang Republike dhe mbi 17.000 vota të pavlefshme vetëm në Tiranë.

“Pas vjedhjes industriale që na kanë bërë, i kemi tashmë rreth 3.000 vota në Qarkun Tiranë sipas rezultateve paraprake të KQZ-së. Ne do të kërkojmë hetim të plotë dhe rinumërim në të gjithë Qarkun e Tiranës për të gjitha qendrat e votimit! Drejtësia duhet të veprojë ndaj atyre që kanë vjedhur vullnetin e qytetarëve. Ekipi ynë ligjor ka dalë në përfundimin se ekziston realisht mundësia ta kemi fituar mandatin në Tiranë”, shprehet Abazi

Të lidhura

None found

Reagimi

Të vendoset drejtësi për krimin elektoral! Nuk është largmendsh ta kemi fituar mandatin në Tiranë. Rezultatet paraprake tregojnë se kemi marrë vota në të gjithë territorin e Qarkut të Tiranës, në qytet e në fshat, nga Shën Gjergji në Rrogozhinë, nga Vora në Kavajë, nga Kamza në lagjet e qendrës së Tiranës. Kjo është edhe arsyeja pse shumica e votave tona janë shpallur të pavlefshme duke vendosur një “X” të dytë në fletën e votimit, ose duke ia kaluar subjekteve të tjera politike (kryesisht te PS). Për këtë krim elektoral tashmë kemi grumbulluar mjaftueshëm prova nga vëzhguesit tanë.

Deri tani janë shpallur mbi 81.000 vota të pavlefshme në rang Republike dhe mbi 17.000 vota të pavlefshme vetëm në Tiranë. Pas vjedhjes industriale që na kanë bërë, i kemi tashmë rreth 3.000 vota në Qarkun Tiranë sipas rezultateve paraprake të KQZ-së. Ne do të kërkojmë hetim të plotë dhe rinumërim në të gjithë Qarkun e Tiranës për të gjitha qendrat e votimit! Drejtësia duhet të veprojë ndaj atyre që kanë vjedhur vullnetin e qytetarëve. Ekipi ynë ligjor ka dalë në përfundimin se ekziston realisht mundësia ta kemi fituar mandatin në Tiranë.

të fundit

Universal Pictures synon një rekord prej 375 milionë dollarësh fitimesh me filmin e ri për Super Marion

Filmi i animuar "Super Mario Galaxy Movie" synon një hapje jashtëzakonisht të fortë, me vlerësime prej 175 deri në 180…

4 minutes ago

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj emërohet si zëvendës-guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Ish-Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj është emëruar në postin e zv.Guvernatores së parë të Bankës së Shqipërisë. Vendimi u…

6 minutes ago

Pas zhgënjimit në play-off, FIFA “dënon” Shqipërinë/ Rekord i ri për Kosovën

Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka mbyllur me dy humbje periudhën e ndeshjeve të marsit, ku fillimisht u mposht nga…

12 minutes ago

Aktori Akil Varfi shpreh pëlqim për një konkurrente nga Kosova në Ferma VIP

Në Ferma VIP 3, përveç debateve dhe polemikave që kanë nisur që në ditët e para, kanë filluar të shfaqen…

27 minutes ago

Finalja e BBVA “pas dere”, Brikena merr detyrën e rëndësishme për herë të fundit

Ditën e sotme është zgjedhur lideri i fundit i sezonit të pestë të “Big Brother VIP”. Banorët e mbetur në…

27 minutes ago

“S’do ketë më karburant kontrabandë”/ Rama: Do ngremë kompaninë shtetërore me Emiratet, kemi aksionet kryesore

Kryeministri Edi Rama, tha se do të ketë kompani publike në tregun e naftës. Duke folur në Asamblenë e PS…

29 minutes ago