Tifozëve që do të jenë të pranishëm në ndeshjet e fazës së grupeve të Anglisë në Euro 2020 në “Wembley” do t’u kërkohet të tregojnë provën e vaksinimit ose një test negativ para hyrjes.
UEFA thotë se pronarët e biletave në Mbretërinë e Bashkuar të moshës 11 vjeç ose më shumë mund të tregojnë prova të vaksinimit të plotë, me të dyja dozat e marra të paktën 14 ditë para ndeshjes. Ata që nuk janë vaksinuar plotësisht duhet të tregojnë provën e një testi negativ të bërë 48 orët e fundit. Anglia luan kundër Kroacisë në ndeshjen e tyre të hapjes së grupeve të dielën, raporton BBC.
None found
“Wembley” dhe “Hampden Park” janë ndër 11 vendet në të gjithë Evropën që do të jenë mikpritës të ndeshjeve të Euro 2020. Të tjerët janë në Romë, Mynih, Baku, Shën Petersburg, Budapest, Sevilje, Bukuresht, Amsterdam dhe Kopenhagë.
“Wembley” do të jetë mikpritës i 22 mijë e 500 tifozësh – 25% të kapacitetit të saj – për ndeshjet e Grupit D të Anglisë kundër Kroacisë, Skocisë dhe Republikës Çeke.
Vajza 14-vjeçare e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është shfaqur sërish në krah të të atit gjatë ceremonive…
Momente paniku u regjistruan në një park argëtimi në shtetin e New Mexico, pasi kablloja e një loje të tipit…
Dronët e prodhuar nga Irani u kanë shkaktuar dëme të mëdha forcave ukrainase që luftojnë kundër trupave ruse. Moska ka…
"Qytetarët po jetojnë më keq çdo ditë, standardi i jetesës po përkeqësohet vazhdimisht, dhe ribalanci i fundit i buxhetit ka…
Publicisti Milaim Nela ka reaguar për debatin rreth periudhës së Luftës Nacionalçlirimtare, duke e cilësuar atë si një konflikt civil…
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist shkroi sonte grafite nw Prishtinw si reagim ndaj vdekjes së një punëtori në vendpunishte…