Tifozëve që do të jenë të pranishëm në ndeshjet e fazës së grupeve të Anglisë në Euro 2020 në “Wembley” do t’u kërkohet të tregojnë provën e vaksinimit ose një test negativ para hyrjes.
UEFA thotë se pronarët e biletave në Mbretërinë e Bashkuar të moshës 11 vjeç ose më shumë mund të tregojnë prova të vaksinimit të plotë, me të dyja dozat e marra të paktën 14 ditë para ndeshjes. Ata që nuk janë vaksinuar plotësisht duhet të tregojnë provën e një testi negativ të bërë 48 orët e fundit. Anglia luan kundër Kroacisë në ndeshjen e tyre të hapjes së grupeve të dielën, raporton BBC.
“Wembley” dhe “Hampden Park” janë ndër 11 vendet në të gjithë Evropën që do të jenë mikpritës të ndeshjeve të Euro 2020. Të tjerët janë në Romë, Mynih, Baku, Shën Petersburg, Budapest, Sevilje, Bukuresht, Amsterdam dhe Kopenhagë.
“Wembley” do të jetë mikpritës i 22 mijë e 500 tifozësh – 25% të kapacitetit të saj – për ndeshjet e Grupit D të Anglisë kundër Kroacisë, Skocisë dhe Republikës Çeke.
Një shqiptarë i cili intimidonte një vajze me publikimin e fotove intime është prangosur në Londër për llogari të Interpol…
Ardon Jashari raportohet se i ka komunikuar Club Brugges dëshirën për t’u bashkuar me Milanin, mes zërave që lidhin mesfushorin…
Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se forcat izraelite kanë vrarë të paktën 62 persona më 27 qershor, përfshirë…
Jadon Sancho nuk do të bashkohet me Fenerbahcen, pasi Jose Mourinho ka hedhur poshtë një transferim të mundshëm të ish-lojtarit…
Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se ishte gjithmonë i përgatitur për kontakte dhe takime ndërkombëtare, veçanërisht me Presidentin…
Inter ia doli që të kalonte fazën e grupeve të Botërorit të Kubeve pasi mposhtën 2-0 River Plate. Tashmë, zikaltërit…