Ardon Jashari raportohet se i ka komunikuar Club Brugges dëshirën për t’u bashkuar me Milanin, mes zërave që lidhin mesfushorin shqiptar me një transferim te kuqezinjtë.
Sipas asaj që raporton CalcioMercato, 22-vjeçari ka shprehur hapur dëshirën për të firmosur me skuadrën e drejtuar nga Massimiliano Allegri, pas një pakete totale prej 30 milionë eurosh që u refuzua më herët këtë javë nga klubi belg.
None found
Raportimet më të fundit tregojnë se oferta e Milanit nuk ishte e afërt me kërkesën prej 40 milionë eurosh të Club Brugge, që synon të përfitojë sa më shumë pagesë paraprake nga ky transferim.
Drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, ndodhej sot (e premte) në Belgjikë për të negociuar me përfaqësuesit e klubit belg dhe besohet se dëshira e lojtarit për t’u bashkuar me Milanin mund të jetë faktori vendimtar në përmbylljen e marrëveshjes.
Manchester United dhe Borussia Dortmund janë gjithashtu lidhur me një transferim të ish-lojtarit të Luzernit.
Përveç Jasharit, drejtuesit e klubit italian janë gjithashtu në negociata edhe për transferimin e mesfushorit të Torinos, Samuele Ricci.
Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në SHBA kanë zbuluar një ndërhyrje kibernetike në…
Një zhurmë e vazhdueshme kërcitjeje nga motori mund të jetë shenjë se rripi i transmisionit është konsumuar ose nuk funksionon…
Gazetarja Klodiana Lala, ka shpjeguar në emisionin Të Paekspozuarit në Vizion Plus, hetimet e SPAK të cilat mund të fundosin…
Cristian ShpendiTre gola të cilat e çojnë në kuotën e 12-tëve sezonalë [...]Read More...
Desire Doue do të përballet me një periudhë të gjatë rikuperimi pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar anterior në gjurin…
Evisa Pacolli përfaqëson Kosovën në edicionin e 75-të të Miss Universe, finalja e të cilit mbahet më 24 nëntor në…