Categories: Uncategorized

Erdogan bie nën pragun 50% të votave, garë e frikshme në Turqi: Çfarë ndodh më pas

Presidenti turk, Recep Taip Erdogan, për herë të parë në këto zgjedhje ra nën pragun 50 për qind.

Kur kanë mbetur më pak më shumë se 10 për qind të votave pa u numëruar, Erdogan ka 49.94 për qind të votave.

Të lidhura

None found

Ndërkaq kundër-kandidati i tij, Kilicdaroglu 44.30 për qind.

Nëse rezultat mbesin kështu do të ketë raund të dytë për zgjedhjet presidenciale.

Gjithnje e më shumë Turqia po shkon drejtë raundit të dytë të zgjedhjeve.

Kur janë numëruar 85.82 për qind të votave, Erdogan ka 50.13 për qind të votave, ndërkaq lideri opozitar, Kemal Kilicdaroglu 44.09.

Dy kampet për Reuters konfirmuan që balotazh do të ketë.

Por Erdogan, si dhe Kilicdaroglu kërkuan nga komisionerët të mos braktisin vendvotimet.

Zgjedhjet në Turqi janë afër balotazhit, meqë presidenti turk, Recep Taip Erdogan, po vazhdon të bie në përqindje sa më shumë që po numërohen votat.

Kur janë numëruar 80.48 për qind, Erdogan ka 50.43 për qind të votave, ndërkaq rivali i tij, Kemal Kilicdaroglu 43.77.

Sinan Ogan me 5.31, pa gjasa që të bëjë diçka më shumë.

Numërimi po vazhdon, ndërkaq në Ankara përkrahësit e opozitës janë mbledhur.

Presidenti turk, Recep Taip Erdogan, po rrezion që të mos fitojë pa balotazh, pasi vazhdimisht ka rënie në përqindjen e votave.

Kur janë numëruar 75.79 për qind të votave, Erdogan ka 50.76 për qind të votave, ndërkaq rivali i tij, Kemal Kilicdaroglu 43.43.

Në rast se asnjëri nuk fiton mbi 50 për qind të votave atëherë në Turqi do të ketë balotazh.

Ndërkaq, Sinan Ogan ka vetëm 5.31 për qind, pa gjasa për ta prakur balotazhin.

Numërimi po vazhdon, teksa partia republikane pretendon se është 1 përqind përpara.

Presidenti turk, Recep Taip Erdogan, vazhdimisht po pëson rënie në rezultat sa më shumë vota që po numërohen.

Kur janë numëruar 70.44 për qind të votave, Erdogan ka 51.06 për qind të votave, ndërkaq rivali i tij, Kemal Kilicdaroglu 43.12 për qind.

Sinan Ogan pa gjasa për të fituar ose shkuar në balotazh, pasi ka vetëm 5.31 për qind të votave.

Numërimi po vazhdon, ndërkaq dy partitë kryesore politike në Turqi po akuzojnë njëra tjetrën.

Numërimi i votave në Turqi po vazhdon, ku ka një rënie të vazhdueshme të votave të presidentit turk, Recep Taip Erdogan.

Megjithatë, pas numërimit të 65.84 për qind të votave, Erdogan vazhdon të prijë me 51.33 për qind, ndërkaq lideri opozitar, Kemal Kilicdaroglu , ka 42.85 për qind të votave.

Numërimi po vazhdon dhe dy partitë më të mëdha politike po pretendojnë që janë përpara, madje opozita ka akuzuar median shtetërore për manipulim.

Në Turqi janë numëruar 54.56 për qind të votave, ku presidenti, turk Recep Taip Erdogan, vazhdon rënien – përkundër se vazhdon të prijë.

Kur janë numëruar më shumë se gjysma e votave, Erdogan ka 51.87 për qind të votave, ndërkaq rivali i tij Kilicdaroglu ka 42.28 për qind të votave.

Numërimi po vazhdon.

Përkundër se presidenti turk, Recep Taip Erdogan është duke prirë në garën president, megjithatë përqindja e tij po bie sa herë po përditësohen rezultatet.

Kur janë numëruar 41.83 për qind të votave, Erdogan tani ka 52.55 përqind të votave, ndërkaq ldieri opozitar Kemail Kilicdaroglu 41.55./Gazeta Express

të fundit

Irani kërkon pranimin e “rendit të ri” në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Pete Hegseth heq dorë nga vizita në Izrael

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë të jenë të tensionuara, ndërsa situata në Lindjen e Mesme mbetet e…

7 minutes ago

Delegimi i FIFA-s për arbitrat ngjall pakënaqësi te Franca dhe Maroku

FIFA ka emëruar ekipin e gjyqtarëve për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës që do të zhvillohet nesër (e enjte)…

7 minutes ago

Dentistit në Kanada i atribuohet vrasja e dy djemve të mitur dhe vetëvrasja, letra e lënë pas fajëson ish-bashkëshorten dhe sistemin

Kanadaja është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një dentist dyshohet se u ka marrë jetën dy fëmijëve të…

7 minutes ago

Mickoski pas takimit me Kos: RMV do të vijojë reformat, forcimin e ekonomisë, institucioneve dhe shtetit të së drejtës

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski gjatë takimit me kryetaren e KE-së, Marta Kos tha se vizita e sotme është një…

13 minutes ago

On the 27th anniversary of the killing of the Bytyqi brothers, justice is sought for the perpetrators and those who ordered it

Organizata Albanians For America ka përkujtuar Agronin, Mehmetin dhe Ylli Bytyqin në 27-vjetorin e vrasjes së tyre, duke bërë thirrje…

14 minutes ago

Prattipati calls on Kosovo to expand its energy supply with liquefied natural gas from the US

E ngarkuara me Punë në  Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka avokuar sërish që Kosova të diversifikojë furnizimin…

14 minutes ago