Categories: sport

Delegimi i FIFA-s për arbitrat ngjall pakënaqësi te Franca dhe Maroku

FIFA ka caktuar trupën e arbitrave për përballjen çerekfinale të Kupës së Botës mes Francës dhe Marokut, që do të luhet nesër, të enjten, por vendimi nuk është pritur mirë nga asnjë prej dy kampeve.

Takimi i planifikuar për të enjten në mbrëmje, me fillim nga ora 22:00, do të gjykohet nga një ekip arbitrash nga Argjentina.

Të lidhura

None found

Facundo Tello do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes, me Juan Pablo Belatti dhe Gabriel Chade në rolin e asistentëve. Detyrën e arbitrit të katërt do ta mbajë Dario Herrera, ndërsa Cristian Navarro është caktuar si ndihmës arbitër rezervë. Ndërkohë, emrat e arbitrave të VAR-it mbeten ende pa u konfirmuar.

https://x.com/FIFAcom/status/2074523844950315436

Te Franca ka shqetësim për faktin se ndeshja do të drejtohet nga një arbitër që vjen nga një shtet që vazhdon të jetë në garë dhe mund të jetë kundërshtari i tyre në finale. Një situatë e ngjashme ishte shfaqur edhe te argjentinasit, të cilët kishin shprehur rezerva sepse ndeshja e tyre e djeshme u arbitrua nga francezi Francois Letexier.

Edhe marokenët nuk e kanë pritur qetësisht këtë emërim, pasi kujtimet e tyre me Tellon nuk janë pozitive. Ai kishte arbitrur kombëtaren e tyre në çerekfinalet e Kupës së Botës së fundit ndaj Portugalisë, ndeshje që u mbyll 1-0, ku përjashtoi sulmuesin maroken Ëalid Cheddira pasi i dha dy kartonë të verdhë brenda pak sekondash nga njëri-tjetri.

Ky do të jetë rasti i tretë që 44-vjeçari Tello gjykon në këtë Kupë Bote. Mes këtyre ndeshjeve, ai ka vendosur drejtësi edhe në sfidën mes Kanadasë dhe Bosnje dhe Hercegovinës.

të fundit

Surpriza në Durrës, Teuta mposht Apoloninë dhe merr kreun e renditjes

Teuta vajzaDitën e sotme, është mbyllur java e 8-të në Abissnet Superiore për vajza me ndeshjet Teuta – Apolonia dhe…

23 minutes ago

Pa fitues në dramën me tetë gola: Atalanta dhe Interi barazojnë 4-4

Supersfida mes Atalantas dhe Interit ka përfunduar në “paqe”, me dy skuadrat italiane që kanë arkëtuar nga një pikë.Përballja ishte…

23 minutes ago

PSG vepron shpejt për ta zëvendësuar Desire Doue, identifikon profilin ideal

Paris Saint-Germaini ka nisur kërkimet për një përforcim në repartin ofensiv për afatin kalimtar të janarit, pasi drejtori sportiv Luis…

24 minutes ago

Those who would applaud fear the stone-throwers,” Rama meets students and rectors in Bitola

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati edhe një takim me të rinjtë nga…

44 minutes ago

Tragic accident in Italy, 31-year-old Albanian loses her life, three children injured

Një 31-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik në Itali, ndërsa tre fëmijë që…

44 minutes ago

Household debt rises by 118 percent, Alliance: citizens are surviving on overdraft

Durim Halilaj, anëtar i Kryesisë së Aleancës, ka reaguar lidhur me rritjen e borxhit të familjeve në Kosovë përmes mbitërheqjeve…

44 minutes ago