Categories: Uncategorized

Qeveria ndryshon paketën e dytë që shpërndau 40 mijë lekë për punonjës

Paketa e dytë e ndihmës ekonomike do të ndryshojë pasi jo të gjithë personat që janë perfitues kanë arritur që brenda afateve kohore të marrin pagën e paketës së dytë, deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

“Jo të gjithë personat, të cilët janë përfitues të paketës së dytë kanë arritur që brenda afateve kohore të marrin paketën e dytë. Kemi propozuar disa ndryshime proceduriale, të cilat do të tejkalojnë edhe disa nga vështirësitë operacionale”.

Të lidhura

None found

Denaj shtoi se hapja e bizneseve do të jetë çështje kohe. “Unë besoj se hapja e bizneseve do të jetë çështje kohe, duke siguruar ato protokollet që kemi thënë, dezinfektimi etj që tani do bëhet mënyrë jetese.

Kemi nisur sot disa takime me bizneset, kemi filluar nga biznesi i vogël, këtu te pjesa e rrugës së Elbasanit ku ka shumë biznese të vogla, të cilët në pjesën më të madhe kanë qënë të mbyllur. Dhe sigurisht duke qënë të mbyllur kanë përfituar nga paketa e parë, ajo e pagës së luftës, e pagës minimlae për tre muaj”.

Për shkak të Covid në periudhën mars-prill janë larguar nga punë rreth 38 mijë individë.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delinda Ibrahimaj deklaroi se sapo të miratohen ndryshimet në paketën e dytë do të publikohet lista e të gjithë tatimpaguesve dhe individëve përfitues.

Afati për të aplikuar do të jetë deri në 5 qershor me të njëjtat procedura si më parë.

“Ne kemi ndjekur me shumë kujdes të gjithë procesin e ankesave të ardhura si nga individët ashtu edhe nga tatimpaguesit të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë apo përfitojnë nga paketa e dytë.

Ne u bëjmë me dije edhe me numrin total të të larguarve nga puna në periudhën mars dhe prill, i cili është rreth 38 mijë individë dhe kemi bërë të mundur që këto individë që de fakto janë larguar nga puna për shkak të Covid të përfitojnë nga paga e luftës.

Që nga momenti i miratimit Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të afishojë në faqen e saj zyrtare të gjithë tatimpaguesit që do të jenë përfitues të këtij ndryshimi dhe gjithashtu të gjithë individët që do të jenë përfitues të këtij ndryshimi, të cilët do të kenë kohë deri në 5 qershor të aplikojnë njësoj siç ka qënë procedura për paketën e dytë nëpërmjet portalit e-filing.

Pas datës 5 qershor nëse bizneset nuk do të aplikojnë, ne pagën e luftës do t’ia kalojmë automatiksiht të gjithë individëve që duhet të përfitojnë nga paga e luftës, dhe do të përfitojnë këtë pagë duke arritur numrin në total e 176 mijë personave”.

Aktualisht janë 64 mijë e 964 individë që kanë përfituar pagën nga Paketa e Parë dhe 109 mijë e 664 që kanë përfituar 40.000 lekë nga Paketa e Zgjeruar.

të fundit

Mbappe pranon se bashkëpunimi me Dembelen në fushë mund të bëhet edhe më i mirë

Kylian Mbappe ka reflektuar mbi dinamikën sulmuese të Francës dhe lidhjet individuale brenda skuadrës pas ndeshjes së tyre të fundit…

1 minute ago

VIDEO / Gjuajtje dënimi spektakolare, Kepi i Gjelbër realizon golin e tij të parë në historinë e Kupës së Botës

Uruguaji dhe Kepi i Gjelbër po përballen në ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Grupit H të Kupës…

31 minutes ago

Nga raftet e supermarketit te skena botërore, rrëfimi i veçantë i Tijjani Reijnders pas fjalëve: “Nuk je për futboll”

“Nëse vazhdon të stërvitesh kështu, nuk do të të zgjidhja as unë”, kjo është fjalia që Tijjani Reijnders thotë se…

31 minutes ago

Horoskopi 22 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri

Dashi Ditë pozitive për dashurinë. Nëse doni të takoni njerëz ose të shoqëroheni me ta, kjo është koha e duhur.…

1 hour ago

Day 22 of the rally in Tirana, citizens’ march continues in the capital from the ‘Dëshmorët e Kombit’ boulevard to ‘Student City’

Është mbajtur sot në kryeqytet dita e 22-të e protestës jopartiake. Si çdo ditë tjetër, qytetarët nisën grumbullimin në sheshin…

1 hour ago

Rama mocks protesters: The “flamingos” will be surprised at themselves for how they fell among the crows and ravens of false Albanianism

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së një prej protestuesve lidhur me incidentin e flamurit të Izraelit. Me anë…

1 hour ago