Categories: Uncategorized

AMF sqaron nga Kuvendi efektet e pandemisë në tregjet nën mbikëqyrje

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete ka prezantuar ditën e sotme në Kuvend raportin mbi veprimtarinë e Autoritetit gjatë vitit 2019.

Ai u ndal në zhvillimet kryesore të vitit të kaluar, si edhe përmendi disa nga drejtimet kryesore për vitin në vazhdim, marrë parasysh efektet e pandemisë në tregjet nën mbikëqyrje.

Të lidhura

None found

Ndër të tjera ai theksoi se referuar ndikimeve vazhduese të pandemisë në ekonomi dhe në sektorin financiar është e rëndësishme për Autoritetin dhe për operatorët e tregjeve nën mbikëqyrje, marrja e masave për një përballim sa më të kujdesshëm të efekteve.

“Autoriteti u ka kërkuar të gjithë operatorëve të tregjeve nën mbikëqyrje që të përditësojnë dhe të kenë funksionale plane të vazhdimësisë së veprimtarisë dhe planet e përballimit të krizave, ku të detajohen të gjithë elementët teknikë, logjistikë, njerëzorë dhe financiarë për përballimin e efekteve të mundshme. Gjithashtu, në linjë me rekomandimet e autoriteteve rregullatore evropiane, ju është kërkuar operatorëve të tregjeve nën mbikëqyrje të vlerësojnë efektet e pandemisë për konsumatorët, por edhe për vetë shoqëritë.”

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv bëri me dije se Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka marrë vendim që deri në fund të vitit të mos ketë asnjë shpërndarje fitimi nga subjektet nën mbikëqyrje, në mënyrë që kapitalet të mbahen në sistem, duke vlerësuar këtë si një nga mënyrat më efektive për të rikuperuar luhatje të mundshme të treguesve.

Mete informoi deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për ecurinë e tregjeve nën mbikëqyrje gjatë vitit 2019, ku dy tërmetet ishin ngjarjet madhore që shënjuan vitin e kaluar tregun e sigurimeve.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv theksoi se drejtimet kryesore të veprimtarisë së Autoritetit gjatë këtij viti do të jenë menaxhimi i situatës dhe ruajtja e qëndrueshmërisë së tregjeve të mbikëqyrura, plotësimi dhe përmirësimi i kuadrit rregullator, arritja e standardeve të larta të mbikëqyrjes, digjitalizimi dhe modernizimi i infrastrukturës së teknologjisë së informacionit, si edhe hartimi i strategjisë së re për mbrojtjen e konsumatorit dhe investitorit.

të fundit

Tennessee kundërshton ekspertizën e pentobarbitalit pas tentativës së dështuar për ekzekutimin e Christa Pike

Autoritetet në shtetin amerikan të Tennessee-t po kërkojnë të pengojnë avokatët e Christa Pike që të inspektojnë substancën vdekjeprurëse të…

1 second ago

Lisian Thaçi synon fanellën e Kosovës teksa zhvillohet te Bayern Munich: Kombëtarja, përparësia ime

Futbollisti i ri kosovar, Lisian Thaçi, po e ndërton rrugëtimin e tij në një prej klubeve më të mëdha të…

3 seconds ago

AMP inspection at Shkodër prison finds a phone

Një telefon celular i markës iPhone është zbuluar në ambientet e përbashkëta të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP)…

18 seconds ago

Irani njofton goditjen e një radari amerikan në Bahrein, rriten tensionet në Lindjen e Mesme

Në një lëvizje që sinjalizon rindezjen e konfliktit në Lindjen e Mesme, Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se ka goditur…

18 minutes ago

CNN: JD Vance shqyrton të mos kandidojë në vitin 2028, ndërsa shtohen dyshimet për të ardhmen e tij politike

Zv.presidenti amerikan JD Vance po shqyrton seriozisht mundësinë që të mos kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara në vitin…

18 minutes ago

Pochettino përlotet në konferencë dhe shpjegon pse pranoi ofertën e Manchester Unitedit

Mauricio Pochettino është trajneri i ri i Manchester Unitedit. Trajneri argjentinas ka arritur marrëveshje me gjigantin anglez për të marrë…

18 minutes ago