Policia greke së fundmi ka arritur të zbardhë vrasjen e një trafikanti belg kokaine, ngjarje kjo e ndodhur në 29 maj 2020 në Voula, Athinë.
Bëhet fjalë për Kristof Waegeman, i cili u ekzekutua me dy plumba në kokë jashtë banesës së tij. Prej dy vitesh ai jetonte në Greqi me bashkëshorten e tij braziliane dhe fëmijën e mitur, duke përdorur edhe identitetin fals Giorgos Kristoforos.
None found
Viktima- Kristof Waegeman
Sapo viktima zbriti nga fuoristrada e tij “Volvo” me targa zviceriane, u qëllua dy herë me armë zjarri. Në vitin 2015, Ëaegeman është dënuar në Belgjikë me 12 vjet burg për trafik kokaine nga Amerika Latine përmes portit te Antëerp. Wageman ishte gjithashtu një nga të dyshuarit e dosjes “Mackerel”, ku hetohej trafiku i kokainës nga grupi i Abdelilah EM alias Black, i cili ndodhet në Dubai. Në këtë dosje, Ëageman njihet me emrin Geert Nelle.
Së fundmi për vrasjen e Wageman, policia greke, sipas gazetës “Kathimerini”, ka identifikuar si autor të dyshuar shtetasin Marius Diamanti alias Mario Diamanti nga Delvina. Ky i fundit rezulton i vrarë në 16 nëntor 2021 në një karburant në Nikaia të Athinës, ngjarje kjo ende e pazbardhur. Sipas mediave greke dhe burimeve të tyre, shkak i vrasjes së belgut Waegeman, ishte përgjegjësia e tij për humbjen e një ngarkese kokaine, të sekuestruar nga autoritetet.
Autori- Marius Diamanti
Diamanti kishte qenë i arrestuar më parë për një sasi kokaine që iu gjet në makinë. Ai ishte akuzuar edhe për vrasjen e një 30-vjecari shqiptarë në 14 shkurt 2010 në rrugën Fokionos Negri në Kypseli, por pas shumë hetimesh ai u shpall i pafajshëm ndonëse arma që u gjet në vendin e ngjarjes kishte qenë e njëjte me atë që iu gjet Diamantit gjatë arrestimit. Po ashtu ai përmendet si i arrestuar edhe për një ngjarje kriminale në Mykonos, por edhe në këtë rast ishte lënë me detyrim paraqitje. Emri i Diamantit u përfol edhe në dosjen e madhe të një grupi falsifikatorësh që kishin pajisur me identitete të rreme trafikantë e vrasësh shqiptarë në Greqi, nga ku Diamanti kishte përfituar identitetin Stergios Maznevidis.
Ky nuk është rasti i parë kur shtetas shqiptarë përfshihen në atentate ndaj të huajve në Greqi.
Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Brikena Selmani, ka qenë pjesë e “Top Arena”, ku ka patur një rubrikë të…
Arsenali raportohet se është i gatshëm të ndahet me një nga transferimet më të shtrenjta të klubit për të siguruar…
Franca dhe Spanja po përballen me një nga valët më të rënda të zjarreve të viteve të fundit, ndërsa mbi…
Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në një takim të përbashkët kabinetin qeveritar dhe grupin parlamentar socialist, ku ndau me ta…
Një nga proceset më të bujshme të divorcit në historinë e Koresë së Jugut ka marrë një kthesë të re,…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të zhvillojnë një takim në Uashington…