Categories: Uncategorized

E rëndë/ Shfrytëzonin fëmijët e mitur për të lypur, proçedohen penalisht 3 persona

Policia e Durrësit procedoi penalisht 3 shtetas pasi shfrytëzonin për të lypur në zonën e plazhit, fëmijët e tyre të moshave 1-3 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimeve të vazhdueshme, me qëllime garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë konstatuar se disa fëmijë shfrytëzoheshin nga prindërit e tyre, për të lypur në zonën e plazhit.

Për rastet e konstatuara, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, për shtetasit S. Sh., A. S dhe H. S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit apelon për prindërit dhe qytetarët që të mos shfrytëzojnë të miturit për veprimtari ekonomike të papërshtatshme me moshën e tyre, pasi përveç se përbën një paligjshmëri të dënueshme në Kodin Penal, ky veprim dëmton dhe shëndetin psiko-emocional të fëmijës”, njoftoi policia.

të fundit

“Jemi të rrethuar nga tubat e ujërave të zeza”/ Përmbytjet në Durrës, banorët dalin sërish në protestë: Hera e 3 që përmbytemi, asnjë dëmshpërblim

Qytetarët e Durrësit kanë dalë sërish sot në protestë lidhur me përmbytjet masive. Qytetarët shprehën pakënaqësitë e tyre për menaxhimin…

17 minutes ago

Vrasja e efektivit të Policisë së Kosovës, Prokuroria ngre akuza ndaj 6 personave të dyshuar

Prokuroria në Ferizaj njoftoi të premten se ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë të dyshuarve për vrasjen e rreshterit të Policisë…

28 minutes ago

Presidentja e Meksikës reagon pas deklaratave të Trump për sulmet e pritshme nga toka ndaj karteleve: Duhet koordinim me SHBA-në

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, reagoi sot ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili një ditë më parë…

39 minutes ago

U bllokua si pasojë e reshjeve të dëborës, hapet pas tre ditësh rruga e Njësisë Administrative Dardhas në Pogradec

Rruga e Njësisë Administrative Dardhas, është rihapur ditën e sotme pas tre ditësh bllokim. Bllokimi kësaj rruge është bërë për…

56 minutes ago

Nga përdorimi i drogërave tek divorci me partneren e parë, të pathënat e Kastro Zizos: Kam qenë dhunues dhe përndjekës

Këngëtari shumë i njohur shqiptar Kastro Zizo ka treguar së fundmi të pathëna nga jeta e tij personale, që nga…

1 hour ago

Deputeti Agron Shehaj humb babanë dhe ndan lajmin e hidhur: U rrit jetim, por la pas familje të madhe!

Kryetari i Partisë Mundësia dhe njëkohësisht deputeti i kësaj partie, Agron Shehaj, ka ndarë sot një lajm të dhimbshëm, pasi…

1 hour ago