Categories: Uncategorized

Shoferi i dehur i drejton pistoletën policëve në Lezhë

Një shofer i ka drejtuar pistoletën punonjësve të policisë në Lezhë për të shmangur arrestimin.

Uniformat blu bëjnë me dije se 41-vjeçari po drejtonte makinën nën efektiun e alkoolit.

Të lidhura

None found

Pas testit të alkoolit, 41-vjeçari rezultoi në gjendje të dehur, në masën 1.395 mg/l.  Sakaq ai nuk ia doli t’i shmangej pramgave, pasi policia e neutralizoi dhe e arrestoi.

Njoftimi i policisë

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neutralizimi”; Iu drejtoi pistoletën punonjësve të Policisë, që të shmangte arrestimin, pasi e ndaluan për kontroll, teksa lëvizte me automjet, neutralizohet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Sekuestrohet pistoleta me fishekë në fole, e gatshme për qitje.
Pas testit të alkoolit, 41-vjeçari rezultoi në gjendje të dehur, në masën 1.395 mg/l.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në kuadër të kontrolleve të shtuara gjatë natës, në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Neutralizimi”.

Në kuadër të këtij operacioni, në Shëngjin, në mesnatë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin që drejtohej nga shtetasi L. Z., i cili ka krijuar dyshime tek punonjësit e Policisë, nga përgjigjet dhe sjellja e tij. Për këtë shkak, është informuar se do t’i kryheshin kontrolle fizike dhe kontrolle në automjet, si dhe testi i alkoolit. Në atë moment, ky shtetas ka kundërshtuar kryerjen e veprimeve procedurale duke nxjerrë një armë zjarri që mbante me vete dhe ua ka drejtuar punonjësve të Policisë, me qëllim që të largohej dhe të shmangte arrestimin.

Ndërhyrja e menjëhershme dhe profesionale e shërbimeve të Policisë, ka bërë të mundur neutralizimin e menjëhershëm të shtetasit L. Z., i cili pas kryerjes së testit të alkoolit, ka rezultuar në gjendje të dehur, në masën 1.395 mg/l. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me fishekë në fole, e gatshme për qitje, që mbahej pa leje nga ky shtetas.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin L. Z., 41 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/albeu.com/ 

të fundit

Çfarë i ndodh trupit kur humbni më shumë se një orë gjumë?

Një studim i ri ka zbuluar se humbja e pak më shumë se një ore gjumë çdo natë mund të…

4 minutes ago

Nesër në Kumanovë nis procesi gjyqësor për T.B. nga Nagoriçani i Vjetër, i akuzuar për katër vrasje dhe dy tentativa vrasjeje

Gjykimi ndaj T.B. (25) nga Nagoriçani i Vjetër për katër vrasje dhe dy tentativa vrasjeje, do të fillojë nesër (9…

4 minutes ago

Granit Xhaka mesazh pas kualifikimit të Zvicrës: “Ëndrra vazhdon të jetojë”

Kapiteni shqiptar i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka ndau një mesazh emocionues në rrjetet sociale pas triumfit dramatik ndaj Kolumbisë…

10 minutes ago

Jose Mourinho vendos mes Gulerit, Tchouamenit, Valverdes dhe Camavingas, njëri mund të hapë rrugë për afrime të reja

Eduardo Camavinga mund të jetë një nga emrat që do të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere, nëse në…

22 minutes ago

Trump nga samiti i NATO-s në Turqi: Irani është “kancer” dhe duhet ndalur para se të jetë tepër vonë

Në fjalën e mbajtur gjatë samitit të NATO-s në Turqi, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e përshkallëzoi gjuhën…

23 minutes ago

Veliaj kërkon lirimin e menjëhershëm, mbrojtja: Gjykata e Lartë të ndryshojë masën e sigurisë dhe ta nxjerrë nga kafazi i xhamit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest…

27 minutes ago