Categories: shëndetësi

Çfarë i ndodh trupit kur humbni më shumë se një orë gjumë?

Një kërkim i fundit ka nxjerrë në pah se humbja e pak më shumë se një ore gjumë çdo natë mund të sjellë shtim të ngadaltë në peshë dhe rënie të aktivitetit fizik.

Të lidhura

None found

Shumë veta e konsiderojnë të parrezikshme të flenë më vonë vetëm për të parë edhe një episod të serialit të preferuar, por shkencëtarët paralajmërojnë se kjo sjellje lë pasoja konkrete në organizëm, shkruan Unilad.

Shtim gradual në peshë për shkak të mungesës së gjumit

Studimi i publikuar në revistën Annals of Internal Medicine përfshiu 95 të rritur, të cilët zakonisht flinin nga shtatë deri në tetë orë. Gjatë vëzhgimit, atyre iu kërkua ta shtynin orarin e gjumit me 90 minuta, çka bëri që të humbnin mesatarisht rreth 78 minuta gjumë në natë.

Brenda vetëm gjashtë javësh, pjesëmarrësit që fjetën më pak shtuan mesatarisht pothuajse gjysmë kilogrami. Studiuesit nënvizojnë se, edhe nëse kjo shifër mund të duket e vogël, privimi i lehtë por i vazhdueshëm i gjumit ndikon drejtpërdrejt në grumbullimin gradual të peshës. Nëse një mungesë prej rreth 80 minutash gjumë për natë vazhdon përgjatë gjithë vitit, ajo mund të çojë në shtim të dukshëm dhe të konsiderueshëm në peshë.

Më pak gjumë, më shumë ulje

Marie-Pierre St-Onge nga Universiteti i Kolumbias, autore e studimit, sqaroi se çfarë nënkuptojnë këto gjetje për popullatën në përgjithësi. “Mesazhi kryesor është se mungesa kronike e gjumit, në një shkallë që është e zakonshme në popullatën e përgjithshme, çon në shtim në peshë dhe një rritje të perimetrit të belit”, tha ajo.

Pesha nuk ishte pasoja e vetme e vërejtur. Studimi tregoi se personat që flinin më pak u bënë edhe ndjeshëm më pak aktivë fizikisht. Gjatë periudhës së kufizimit të gjumit, ata qëndruan mesatarisht 17 minuta më shumë ulur. Te burrat dhe te gratë pas menopauzës, koha e pasivitetit gjatë ditës u rrit me pothuajse 30 minuta.

Rreziqet e zemrës dhe metabolike

Mungesa e gjumit prek edhe mekanizmat e brendshëm biologjikë që lidhen me shëndetin metabolik dhe atë kardiovaskular. Te gratë që ndodhen tashmë në rrezik më të lartë për probleme shëndetësore, është vërejtur rritje e rezistencës ndaj insulinës, gjë që mund të shtojë ndjeshëm mundësinë për zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Studiuesit kanë evidentuar gjithashtu shenja të inflamacionit qelizor në zemër te pacientët që janë ekspozuar për periudha të gjata ndaj humbjes së lehtë të gjumit. Kjo mund të nxisë çlirimin e hormoneve të stresit dhe inflamacionin, duke e rritur në afat të gjatë rrezikun për sëmundje kardiovaskulare. Studime të mëparshme kanë treguar se mungesa e rëndë e gjumit e rrit oreksin për shkak të shtimit të grelinës, hormonit të urisë, dhe uljes së leptinës, hormonit të ngopjes.

Këshilla për higjienë më të mirë të gjumit

Për të përmirësuar higjienën e gjumit, St-Onge sugjeron që koha e kaluar në shtrat të zgjatet gradualisht, në mënyrë që trupi të përshtatet. Ajo rekomandon gjithashtu shmangien e zakoneve që e dëmtojnë gjumin, si ngrënia menjëherë para se të flini ose konsumimi i kafeinës në orët e vona të pasdites.

Vendosja e gjumit cilësor në prioritet, së bashku me ushqimin e shëndetshëm dhe aktivitetin e rregullt fizik, mbetet thelbësore për të shmangur obezitetin dhe problemet kronike shëndetësore.

të fundit

Murati seeks an explanation from SPAK over the lack of a request to arrest Balluku

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

4 hours ago

Papin kritikon Mbappen: Prezantimi në media i dëmtoi ëndrrën për Topin e Artë

Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…

4 hours ago

Murati kërkon shpjegime nga SPAK për mungesën e një kërkese për arrestimin e Ballukut

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

5 hours ago

Klodiana Lala: Refusing a second SPAK request for Balluku would raise suspicions about Rama

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…

5 hours ago

Charles honors the four marines killed when the HMBS Flamingo sank in the Bahamas

Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…

5 hours ago

€122 million more for wages and pensions in the 2026 budget

Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…

5 hours ago