Categories: Uncategorized

Djali i dajës së Ymer Markut, fitoi e shiti tek “Alko Impex” 10.800 m2 tokë në Bërxullë

Teksa ish-kreu i komunës Bërxullë Ymer Marku dhe dy ish-drejtuesit e tjerë të këtij institucioni Kujtim Balliu dhe Agim Loci, dolën sot para gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”, prokuroria ka zbuluar një tjetër kontratë shitje që ka ngjallur mjaft dyshime.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 10.800 m2, ku protagonistë janë njerëz të afërm të familjes së Ymer Markut dhe sigurisht Arbër Abazi i kompanisë “Alko Impex”, pronari real i së cilës është deputeti i PS, Sadri Abazi.

Prokuroria e Tiranës po heton mbi bazën e dyshimeve të forta se sipërfaqja e tokës është përfituar me dokumente të falsifikuara dhe më pas është regjistruar në emër të Tahir Cenës nga Kukësi, i cili rezulton të jetë djali i dajës së ish-kryekomunarit Ymer Marku, shkruan Ora News.

Tahir Cena e ka regjistruar këtë sipërfaqe toke në emër të vet dhe gruas së tij, Fidarie Cena. Por nuk ka kaluar shumë ditë nga ky regjistrim, dhe çifti Cena, kushërinj shumë të afërt të Ymer Markut vendosin t’ia shesin këtë pasuri nipit të deputetit të PS, Sadri Abazit, shtetasit Arbër Abazi që është dhe administratori i kompanisë “Alko Impex”.

Vlera në kontratën e shitjes është vetëm 43 milionë lekë të vjetra, transaksion që mund tê jetë edhe fiktiv. Mbi tokën që dyshohet se është pjesë e një skeme grabitje dhe korrupsioni, Arbër Abazi po ndërton kapanone për biznes.

Ndërtimet janë kundërshtuar me forcë nga banorët e zonës, të cilët pretendojnë se Arbër Abazi dhe zyrtarë të ish-komunës Bërxullë dhe biznesmenë të tjerë u kanë grabitur tokat.

Ky është një rast në hetim nga prokuroria e Tiranës, veç episodit të parë të tjetërsimit të 7500 m2, të blerë sërish nga Arbër Abazi kundrejt vlerës prej vetëm 100 milion lekë të vjetra.

të fundit

Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vorë. Mësohet se rreth orës 20:30 në dalje të Vorës…

10 minutes ago

Trump propozon urdhër të ri ekzekutiv: Burg kush djeg flamurin e SHBA

“Një vit burg kush djeg flamurin amerikan’’ - ky është urdhëri që ka propozuar presidenti amerikan Donald Trump. Trump ka…

24 minutes ago

Basti i madh i Tares, Milani blen sulmuesin e ri për 24 milionë euro

Konrad Harder do të jetë lojtari më i ri i Milanit, ndërsa është arritur marrëveshja për blerjen e tij nga…

34 minutes ago

Kolegji Zgjedhor ia dha mandatin tezës, Lapaj i zhgënjyer: Ndihem i tradhtuar nga Endri Shabani, 12 vite miqësi, ka ngrënë bukë tek shtëpia e nënës sime

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor i ka dhënë drejtim sherrit të ditëve të fundit mes dy ish-aleatëve, Adriatik Lapajt dhe Endri…

1 hour ago

Publikohen rezultatet e konkursit për mjekësinë, janë pranuar 436 aplikantë

Janë publikuar këtë të hënë rezultatet për studentet fitues të cilët presupozohet që janë ata ekselentët. 9.7 është mesatarja e…

1 hour ago

EMRI/ Emërohet nënkryetari i ri i Bashkisë Durrës

Bashkitë në vend kanë nisur punën për emërimin e administratorëve dhe drejtorëvë të rinj pas urdhrit që dha kryeministri Edi…

2 hours ago