Categories: Uncategorized

Diplomatët e huaj dënojnë dhunën ndaj KFOR-it dhe gazetarëve në veri

Ambasadorët që përfaqësojnë disa nga shtetet e QUINT-it në Kosovë kanë reaguar përmes llogarive të tyre në Twitter, prej ku kanë dënuar dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve, teksa kanë bërë thirrje për shtensionim të situatës.

Edhe pse ende zyrtarisht nuk dihet numri i saktë, ekipi i Radios Evropa e Lirë në teren ka parë ushtarë të lënduar të KFOR-it. Gjithashtu, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) tha se një makinë e një ekipi medial është djegur në Zubin Potok, teksa në veri të Kosovës janë regjistruar edhe disa tentim-sulme dhe vandalizime të makinave të ekipeve të gazetarëve.

Të lidhura

None found

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog tha se BE-ja dënon fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve në Zveçan.

“Ne përsërisim thirrjen tonë për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe uljen e tensioneve”, ka shkruar ai.

Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde ka dënuar dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve në veri të vendit, duke thënë se situata duhet të shtensionohet menjëherë.

“Çdo veprim i dhunshëm ndaj KFOR-it dhe gazetarëve është absolutisht i papranueshëm dhe duhet të ndalet tani – nevoja për të depërshkallëzuar situatën është e menjëhershm”, shkroi Rohde në Twitter.

Ambasadori francez Olivier Guerot gjithashtu përmes një postimi në Twitter ka thënë se dhuna ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe ndaj gazetarëve nuk justifikohet dhe duhet të ndalojë, përderisa ka dhënë mbështetjen e plotë për trupat paqeruajtëse në Kosovë.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë masa të menjëhershme për shtensionimin e situatës”, tha Guerot.

Edhe ambadaori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, më herët gjatë ditës shkroi në një mesazh në Twitter se “SHBA-të dënojnë fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër pjesëtarëve të KFOR-it”.

“Ne përsërisim thirrjen tonë për një ndalim të menjëhershëm të dhunës ose veprimeve që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”, tha Hovenier.

Përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it në Kosovë – SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Gjermanisë dhe Francës – kërkuan nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të ndërmarrë hapa që do të çonin në shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Ata këtë kërkesë e bënë gjatë një takimi me kryeministrin.

Që nga mëngjesi i 29 majit, grupe të serbëve kanë protestuar në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit serbë, të tubuar para ndërtesës së komunës së Zveçanit. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk ishin të pranishëm në momentin e ndërhyrjes në Zveçan

Më 26 maj, pesë policë u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë të cilët hodhën gurë në drejtim të tyre. Policia u kundërpërgjigj me shok-bomba dhe me gaz lotsjellës.

Tensionet u rindezën në komunat veriore të Kosovës pasi kryetarët e dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit – të gjithë shqiptarë – u kundërshtuan nga serbët lokalë.

Krerët e mëparshëm të katër komunave në veri, Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit, të banuara me shumicë serbe, ishin nga Lista Serbe. Por, ata u dorëhoqën në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në targa RKS – Republika e Kosovës.

Zgjedhjet e 23 prillit u bojkotuan nga Lista Serbe dhe nga popullata shumicë serbe në veri, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj./rel

të fundit

Politico: Trump mund ta sulmojë vërtetë Kubën për shkak të Iranit

Administrata e Donald Trump, po shqyrton seriozisht mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ushtarake ndaj Kubës, ndërsa tensionet mes Uashingtonit dhe…

16 minutes ago

Aksident në rrugën Maqellarë-Peshkopi, dy persona të plagosur nisen me urgjencë drejt Tiranës

Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, ku sipas të dhënave të para një fugon është përplasur me…

46 minutes ago

E papritur! Silvinjo e mbyll me Kombëtaren, sot prezantohet trajneri i ri i Shqipërisë

Silvinjo nuk do të jetë më trajner i Kombëtares. Lajmi i papritur është bërë i ditur në minutat e fundit…

1 hour ago

Përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve në Lushnje, ishte rikonstruktuar tre vite më parë

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, një pjesë e tregut të fruta-perimeve në Lushnje është përfshirë nga flakët.…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.4 lekë, në shitje me 82.5 lekë. Euro do…

2 hours ago

Çmimet shtrenjtohen më shumë, rritja e pagave po zhvlerësohet nga inflacioni i lartë

Ditën e sotme, rritja e pagave po zhvlerësohet nga inflacioni i lartë tregojnë të dhënat e INSTAT. Edhe pse paga…

2 hours ago