kosovë

Barrikadat në veri të Kosovës, ekipi i gazetarëve sulmohet në Zubin Potok

Një ekip gazetarësh është sulmuar sot në veri të Kosovës. Në afërsi të barrikadave të ngritura në Çabër të Zubin Potokut është sulmuar ekipi i gazetarëve të Klan Kosovës.

Sipas AGK-së, në drejtim të gazetarëve janë hedhur gurë dhe ata janë “fyer dhe sharë” nga sulmuesit.

Të lidhura

None found

“AGK-ja sërish bën thirrje tek organet kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët, njëherësh kërkojmë që të lejohen të bëjnë punën e tyre pa u penguar”, tha AGK-ja dhe shtoi se ky asociacion është i shqetësuar për sigurinë e gazetarëve që raportojnë nga veriu.

AGK-ja tha e ky është sulmi i tretë ndaj gazetarëve, që kur disa serbë lokalë nisën ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës më 10 dhjetor.

Barrikadat u ngritën në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiç.  Pantiç, sipas autoriteteve në Kosovë, dyshohet se ka organizuar “sulmin terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës./albeu.com

të fundit

Hincapie bëhet lojtari i dytë që ndëshkohet me të kuq për mbulimin e gojës, pas rastit të Almiron

Futbollisti ekuadorian, Piero Hincapie u përjashtua në minutat e fundit të humbjes 2-0 ndaj Meksikës pas një grindjeje me Santi…

3 minutes ago

Ajvazi shpjegon arsyet pse prodhimi në Kosovë po kushton gjithnjë e më shumë

Prodhuesit vendorë në Kosovë po përballen me një sërë sfidash që po ndikojnë drejtpërdrejt në konkurrueshmërinë e tyre, duke filluar…

8 minutes ago

Tërmet 6.1 ballë pranë brigjeve perëndimore të Meksikës, epiqendra në det dhe pa pasoja të rënda

Brigjet perëndimore të Meksikës u goditën mbrëmjen e kaluar nga një tërmet me magnitudë 6.1 ballë, bëri të ditur Shërbimi…

9 minutes ago

Netanyahu jep urdhër për goditje të plotë ndaj Hezbollahut dhe thotë se Izraeli nuk do të largohet nga jugu i Libanit

Gjatë një vizite te trupat izraelite të vendosura në jug të Libanit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi të martën ushtrinë…

9 minutes ago

Joe Cole beson se Granit Xhaka është përforcimi ideal për Chelsean

Granit Xhaka do të jetë transferimi më i duhur për Chelsean falë eksperiencës dhe ndikimit në dhomën e zhveshjes, kështu…

15 minutes ago

Aksion i gjerë i Krimeve Ekonomike, kontrolle në disa zona

Një aksion i madh është duke u zhvilluar që nga orët e hershme të mëngjesit, në disa lokalitete. Aksioni po…

20 minutes ago