4 maturante janë lënduar të shtunën gjatë ceremonisë së diplomimit të shkollës së mesme që po zhvillohej në gjimnazin “Sarina”, në Tiranë, kur ekrani LED i vendosur pas tyre u shkëput duke rënë mbi vajzat.
Era që frynte ka ndihmuar në shkëputjen e ekranit duke prishur ditën më të rëndësishme të maturanteve të cilat morën lëndime në pjesë të ndryshme të trupit. Gazeta Express ka mësuar se ky moment ka tronditur të gjithë të pranishmit që ndodheshin në këtë aktivitetet të cilët janë ngjitur në skenë me shpejtësi për të ngritur ekranin që kishtë zënë poshtë 4 nxënëset. “Të gjithë vrapuan për të ngritur ekranin që të nxjerrin nxënëset”, ka thënë një dëshmitar.
None found
Menjëherë më pas është lajmëruar ambulanca dhe të rejat janë dërguar me shpejtësi në spitalin e Traumës ku u janë nënshtruar kontrolleve të nevojshme. Nga ambientet e shkollës Sarina, “ceremonia” është zhvendosur në ambientet e spitalit. Të gjithë mësuesit e shkollës dhe një pjesë e të pranishmëve kanë shkuar pranë spitalit të shqetësuar për gjendjen e nxënëseve. Sipas burimeve të Gazetës Express-Shqipëri të katër vajzat, nga kontrollet e bëra nuk kanë rezultuar me dëmtime të rënda, ndaj qëndrimi i tyre nuk ka zgjatur në ambientet e spitalit.
Pamjet e këtij incidenti janë publikuar fillimisht nga JOQ, dhe në video shihet momenti i rëndë kur vajzat bien në tokë. Për incidentin nuk ka pasur një reagim zyrtar.
Granit Xhaka do të jetë transferimi më i duhur për Chelsean falë eksperiencës dhe ndikimit në dhomën e zhveshjes, kështu…
Një aksion i madh është duke u zhvilluar që nga orët e hershme të mëngjesit, në disa lokalitete. Aksioni po…
Për herë të parë, autoritetet amerikane kanë dërguar një emigrant të deportuar në Palau, shtetin ishullor në Oqeanin Paqësor, në…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Shtetet e Bashkuara, pasi një grua 31-vjeçare humbi jetën pas një…
Analistja Nexhmije Gjema ka reaguar pas kritikave që eurodeputetë evropianë i kanë drejtuar qeverisë së Shqipërisë, duke akuzuar për standarde…
Sot në 19:00 do të mbahet protesta masive e 32-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej…