Categories: kosovë

Nexhmije Gjema reagon ashpër: Parlamenti Evropian sot e “bëri për pesë pare” Edi Ramën

Analistja Nexhmije Gjema ka reaguar pasi disa eurodeputetë evropianë kanë drejtuar kritika ndaj qeverisë së Shqipërisë, ndërsa ka akuzuar për standarde të dyfishta ata që, sipas saj, kundërshtojnë reagimet e kosovarëve për zhvillimet politike në Shqipëri.

Në një reagim në rrjetet sociale, ajo solli në vëmendje se eurodeputetë evropianë kanë marrë pjesë në protesta në Tiranë dhe kanë folur kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke e kritikuar për korrupsion, mungesë transparence dhe mosrespektim të zërit të qytetarëve.

Të lidhura

None found

Gjema ngriti pyetjen se përse kjo shihet si mbështetje për demokracinë, ndërkohë që reagimet e shqiptarëve nga Kosova etiketohen si ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Edi Rama sot Parlamenti Evropian t’bani për pes pare!

Don’t mess around with Albanians!

E tash, i kam dy fjalë për ju…

🔴 𝐉𝐔, 𝐪𝐞̈ 𝐢 𝐤𝐞𝐧𝐢 𝐬𝐭𝐚𝐧𝐝𝐚𝐫𝐝𝐞𝐭 𝐞 𝐝𝐲𝐟𝐢𝐬𝐡𝐭𝐚!

(E dini ju vetë për kon e kam fjalën.)

Kur protestohet n’Shqipni, nuk janë veç shqiptarët në shesh. Janë edhe eurodeputetët që shkojnë e flasin para qytetarëve.

Në protestën e 30-të për largimin e Edi Ramës morën pjesë pesë eurodeputetë evropianë:

🇳🇱 Tineke Strik

🇩🇪 Daniel Freund

🇮🇹 Cristina Guarda

🇩🇪 Jutta Paulus

🇳🇱 Anna Strolenberg

Ata majtën fjalime para protestuesve edhe e kritikun qeverinë Rama për korrupsion, mungesë transparence dhe mosrespektim të zanit qytetar.

E tash, nji pyetje për ata që na kanë lodhë me refrenin:

“S’kemi na çka përzihemi n’punët e mrenshme t’Shqipnisë.”

Po a?

Këta të hujt pse more po përzihen?

Apo kjo vlen veç kur oshtë fjala për kosovart?

Bile edhe po na shani…

Pra, eurodeputetët po mujkan me dalë në protestë në mes të Tiranës e me u konsideru mbështetës të demokracisë e shtetit të së drejtës.

E na, për kombin tonë, JO?!

Mos kini naj fjalë kritike edhe për ta, ju trimat që bërtitni e po shani?

Mos janë pahiri edhe k’ta edurodeputetat t’paguem ‘’prej sërbije, greqije e irani’’!!

Hajt, guxoni e thuni diçka:

Çka kanë lypë nime eurodeputetët, me ardhë në Tiranë e me ia prishë disponimin jaranit tuj, Ramës?

Se për standardet e dyfishta, tashma jeni ba libra t’hapuna.

E dini ju për kon e kam fjalën.😜

P.S. Ju lumtë eurodeputetve!

të fundit

Clash with Lirim Mehmetaj takes Gani Geci to police, family denies arrest

Pas një përplasjeje lidhur me një postim për deputetin Fatos Geci, ish-deputeti Gani Geci është raportuar se ka përfunduar në…

21 seconds ago

Integration: 10th Albania-EU Intergovernmental Conference to be held today, negotiations on Chapter 20 expected to close

Shqipëria shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sot, në Luksemburg, zhvillohet Konferenca e 10-të Ndërqeveritare…

3 minutes ago

Pope Leo XIV to undergo surgery to remove a lung nodule: how high is the risk of cancer?

Papa Leo XIV do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në ditët në vijim për heqjen e një nyjëze të zbuluar…

3 minutes ago

Reuters: Washington eases restrictions on Russian oil to bring Putin back to Ukraine talks

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po përdor lehtësimin e kufizimeve për eksportet e naftës ruse si një instrument diplomatik…

4 minutes ago

Dhjetë të vdekur pasi furgoni me pasagjerë u rrëzua nga një shkëmb në Bolivi

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të hënën në Bolivinë perëndimore, ku 10 persona kanë humbur jetën dhe katër…

7 minutes ago

Costa: BE-ja do të hapë kapituj të rinj negociatash me Ukrainën, Moldavinë dhe Shqipërinë

Bashkimi Evropian do të hapë zyrtarisht kapituj të rinj negociatash me Ukrainën nesër, një hap i domosdoshëm përpara se vendi…

7 minutes ago