Categories: Uncategorized

DETAJE/ 2 milionë lekë për lirimin e të afërmit, gjyqtarja dhe avokati në Elbasan të pakënaqur: Duam më shumë

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me korrupsionin e gjykatës së Elbasanit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Xhulio Musai ka qenë i arrestuar për plagosje. Familjarët kanë tentuar të korruptojnë gjyqtaren Zamira Vyshka, nëpërmjet avokatit të tyre mbrojtës Ilir Pashaj, për shumen e 2 milion lekëve por, pas takimit me gjyqtaren, sipas SPAK ajo ka kërkuar më shumë para. Informacionet për këtë rast korrupsioni SPAK i ka marrë në rrugë operative dhe në sajë të përgjimeve, pasi janë sinjalizuar për këtë rast korrupsioni.

NJOFTIMI I SPAK

Të lidhura

None found

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.209 të vitit 2021, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal, “Korrupsionit pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga nenet 319/ç të Kodit Penal, si dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Fakti penal i hetuar, lidhet me një rast të korrupsionit aktiv/pasiv në sistemin e drejtësisë (në qytetin e Elbasanit), ku persona të interesuar/familjarë të një shtetasi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit të çështjes një shumë monetare me qëllim favorizim në caktimin e masës së dënimit.

Pas analizimit të provave të grumbulluara në kuadër të këtij procedimi penal nga Prokuroria e Posaçme, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesa për caktimin e masave të sigurimit. Gjykata me vendimin nr. 64 datë 21.07.2022 ka vendosur caktimin e masave të sigurimit personal për 5 (pesë) shtetas.

Më datë 22.07.2022 nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës nr.64 datë 21.07.2022, për caktimin e masave të sigurimit.

Është ekzekutuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Procedurës Penale për shtetasen Z. V., me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Elbasan.

Janë ekzekutuar masat e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale, për shtetasin I. P., me detyrë avokat mbrojtës, si dhe për shtetasit T.R. dhe Xh.M.

Është ekzekutuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Procedurës Penale edhe për shtetasin A.T./albeu.com

 

të fundit

Bochsler: Kosova mbetet temë tabu në Serbi, asnjë parti nuk flet hapur për pavarësinë e saj

Eksperti i politikës serbe, Daniel Bochsler, ka deklaruar se çështja e Kosovës vazhdon të jetë temë tabu në politikën e…

3 minutes ago

PSG-ja triumfon bindshëm ndaj Le Havres dhe ruan kreun e Ligue 1

Paris Saint-Germaini ka regjistruar një fitore bindëse ndaj Le Havres, duke e mposhtur me rezultat 5-1 të premten mbrëma, në…

3 minutes ago

Apeli i 9-të refuzon kërkesën e Trump për të ndalur numërimin e mbi 20 mijë votave me postë në Kaliforni

Një gjykatë apeli në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar kërkesën e administratës së Donald Trump për të bllokuar përkohësisht numërimin…

9 minutes ago

More than 70,000 people have registered for free seasonal flu vaccination

Që nga aktivizimi i aplikacionit vakcinacija.mk për vaksinim falas kundër gripit sezonal, deri më tani janë regjistruar 70.185 persona, informuan…

13 minutes ago

One month in pretrial detention for two suspects in war crimes in Istog

Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi masën e paraburgimit një muaj dy të pandehurve, Zhikica Belosoviq dhe Gruica Belosoviq, të…

14 minutes ago

Arlinda Zekaj’s lawyer: She told me he would kill her because he spent all his time with the Haradinajs

Avokatja Adelina Hoxha, e cila përfaqësonte Arlinda Zekajn, gruan 49-vjeçare të vrarë në Vitomiricë të Pejës, ka treguar se klientja…

14 minutes ago