shqiperi

E akuzuar për korrupsion, dënohet me dy vite shërbim prove ish-gjyqtarja Zamira Vyshka

Gjykata e Posaçme ka dënuar me dy vite shërbim prove ish-gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka, e akuzuar për korrupsion.

Gjithashtu Gjykata vendosi edhe “Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3-vjeçare.

Të lidhura

None found

Ndërsa, për avokatin Ilir Pashaj që dyshohet se do i jepte një shumë prej 4 milionë lekësh gjyqtares, Gjykata vendosi dënimin me 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkuartuar, shkon në 1.4 vite burg.

Më 2 qershor, SPAK kishte kërkuar 4 vite burg për Vyshkën që me gjykim të shkurtuar shkonte në 2 vite e 8 muaj.

Vyshka akuzohet për  “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.

Akuzat

Xhulio Musai ka qenë i arrestuar për plagosje. Familjarët kanë tentuar të korruptojnë gjyqtaren Zamira Vyshka, nëpërmjet avokatit të tyre mbrojtës Ilir Pashaj, për shumen e 2 milion lekëve por, pas takimit me gjyqtaren, sipas SPAK ajo ka kërkuar më shumë para. Informacionet për këtë rast korrupsioni SPAK i ka marrë në rrugë operative dhe në sajë të përgjimeve, pasi janë sinjalizuar për këtë rast korrupsioni.

Avokati Ilir Pashaj, i arrestuar së bashku me Vyshkën luajit rolin e  ndërmjetësit për t’i ofruar para gjyqtares.

Ndërkohë, me Pashajn, avokati i Musait, komunikonte shtetasi Taulant Ramollari.

Pjesë nga përgjimet:

Ramollari: Avokat mirëmbrema.

Avokati: Ca bën, mirë, mirëmbrëma, si ke qenë ti?

Ramollari: Mirë, tani jam.

Avokati: Ca bën ti njëherë?

Ramollari: Mirë.

Avokati: Mirë ke qenë ti?

Ramollari: Mirë mirë, nesër ca ore do dalësh, të vij të takoj?

Avokati: Po nesër nga ora 9 afërsisht do jem unë.

Ramollari: Mirë, pimë kafen në mëngjes nga ora 10.

Avokati: E të shikojmë orarin.

Ramollari: Mirë, po dal nga ora tetë e gjysmë dhe pimë kafe.

Avokati: Ok, mirë mirë.

Ramollari: Mirë, mirë të keqen?

Avokati: Mirë.

Ramollari: Hajd, të kam flori, rrofsh të keqen.

Avokati: Hajd, mirupafshim.

Ramollari: Natën e mirë, natën, natën.

/Albeu.com/

të fundit

“Live me Luizin” nis në YouTube me Aurela Gaçen si të ftuarën e parë

Spektakli “Live me Luizin” po transmetohet premierë në YouTube, në kanalin zyrtar të Top Channel. [...]Read More...

2 minutes ago

Scottish police investigate Epstein and Maxwell’s visit to Balmoral at Andrew’s invitation

Policia e Skocisë ka nisur një hetim lidhur me vizitat e Jeffrey Epstein dhe bashkëpunëtores së tij, Ghislaine Maxwell, në…

8 minutes ago

YouGov poll: Support for King Charles declines, William and Catherine lead in popularity

Popullariteti i Mbretit Charles në Britani ka shënuar rënien më të madhe që nga nisja e mbretërimit të tij, duke…

8 minutes ago

9th Circuit rejects Trump’s request to halt the counting of more than 20,000 mail-in ballots in California

Një gjykatë apeli në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar kërkesën e administratës së Donald Trump për të bllokuar përkohësisht numërimin…

9 minutes ago

Protests over Arlinda Zekaj’s murder to continue on Saturday, institutions urged to be held accountable

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist njoftoi se do të vazhdojnë protestat, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda…

9 minutes ago

Bochsler: Kosovo remains a taboo subject in Serbia, no party openly speaks about its independence

Eksperti i politikës serbe, Daniel Bochsler, ka deklaruar se çështja e Kosovës vazhdon të jetë temë tabu në politikën e…

10 minutes ago